Masturbim me brohorima, rast pak i rrallë

Postuar në 14 Tetor, 2022 01:49

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja.E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. 

U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë.

Ky është statusi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama një ditë pas fjalimit në KiE. Po masturbon me veten; skenari është elementar, parak: ka vetëm një njeri, që është njëkohësisht edhe sendi edhe rrethana psiko-erotizuese. Pse t’ia prishësh këtë ekuinoks dikujt që ka mënyrën e vet për të qenë i lumtur?

Por për diçka duhet të ndalemi sepse vlen. Zotëria bën pis çdo gjë, i shkon gjuha ku dhëmb dhembi dhe si shpirtovckël që është, trumcak në padurimin për t’u dukur kalon nga gjithë ajo Zeusiadë që mendon se bëri në KiE, tek marifetet e keqpërdorjes së vetes si asketi Lithan, që helmon tjetrin për të shlyer veten. Në fund të statusit z. Rama flet për të djathtën e rublave, e "nongratave që kundërvihet me dokrra". Dhe shton se janë njerëz pa atdhe. 

Në fakt nëse lexon analistët që lëpijnë çdo gjë që ky bën, problem kryesor është heshtja në Kosovë nga qeveria e atjeshme ndaj fjalimit. Sepse xhanëm këtë Nol të ri e të vetëshpallur me veladon fariseu duhet të duartrokasin se po bën sipas të vetës atë që se ka bërë kush. Por meqenëse heshtjen nuk e dënon dot si të blerë, atëherë z. Rama nuk i bie gomarit ndaj i bie samarit. Dhe u tregon njerëzve se ata që i kundërvihen janë njerëz pa atdhe. Ky qenka kryeministër, ky farë gjindjeje qeveris një vend të cilin e do ta ketë idhujtar. 

Nëse për atdhe na është lënë ky që po shohim, po sigurisht që nuk është i yni. Sigurisht që Shqipëria është më shumë e Edi Ramës, belindave, taulantëve e damianëve, sesa e të tjerëve. Po padyshim që pa atdhe mbetesh kur je Abel dhe Kain në një bythë vend ku dikush kërkon ta njohin për Mesí. Kanë kaluar këtej gjithfarë të marrësh dhe delirantësh. Z. Rama nuk bën dallim. Veçse të paktën si intelektual që hiqet se është nuk i takon të absolutizojë veprimet e veta për të drejtën dhe moralin, sepse kushdo ka të drejtën të gjykojë. Si kryeministër mund të kërkosh tubimin, unitetin, por atë duhet të dish ta marrësh. Si intelektual të kërkosh gjëra të tilla ke probleme të thella karakteri.

Dhe për ata që kanë kujtesë, është me të vërtetë të kesh dy; një ta çash, e një ta mbash, të të tregojë atdhe Edi Rama. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Dakord me shume per ate qe eshte Rama e per gjithe siperfaqsine, korrupsionin, elitarizmin dhe po deshe dhe klientelizmin e tij per sa kohe ka qene e eshte ne pushtet. Personalisht nuk e honeps dot kur vazhdon dhe flet si opozitar megjithese po ben 25 vjet ne pushtet.

Thene kete, ku eshte kritika ndaj pasazhit qe eshte sjelle? Cfare ka qe nuk shkon aty? Se eshte bere mode kjo, sjell dicka nga fjala e Rames dhe fillojne e i numerohen mekatet. Thelbi ku eshte thelbi? Se po us sollem te gjithe si kale ne leme Rama rri dhe 25 te tjera ne pushtet. Hasell, ai kete kerkon te merren me te dhe jo me fenomenin, kjo i jep mundesine te sillet si opozitar i perjetshem.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E po he tashti, Zeusi filloi te gjuaje edhe me rrufe. O burra ju presidentet e kryeministrat e Europes dhe Botes gjeni vend ku te futeni, vetem ne Buhara mos shkoni se aty shpejt do te shkoje ky Zeusi, mbasi te metamorfozohet ne Nastradin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.