Berisha mbyllte mediat? Ky tani mbyll shkollat se e "urdhërojnë"

Postuar në 23 Shtator, 2022 15:42

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif” përbën një ndër ato raste të brutalitetit shtetëror dhe ndërhyrjes në jetën e njerëzve që shenjon kohën dhe vendin tonë.

Kush ka fëmijë e di shumë mirë sesa e vështirë është që të ndryshosh shkollën e fëmijës pse ky akt nuk është vetëm fizik, por edhe me ndikim psikologjik. Sepse fëmija lidhet dhe asociohet me mësuesin, vendin, shokët etj..

Qeveria mund të thotë dhe të pretendojë gjithë ditën se po zbaton ligjin, por është krejtësisht e papranueshme që një akt i tillë të bëhet në ditët e para të fillimit të vitit shkollor. Dhe bëhet në mënyrë demonstrative duke vënë prindërit para faktit të kryer.

Është e vështirë të jesh në pozitën e atyre prindërve që duhet të gëlltisin poshtërimin e bërë dhe dëmin që u ka krijuar qeveria. Ne duhet të shohim një ministre Arsimi që as duhet të imagjinojmë se mund të jetë në anën e qytetarëve, por thjesht përcjell letrat e kryeministrit.

Nuk po shtyhemi tek arsyet e vendimit, por nisur nga mënyra sesi u veprua, arbitrariteti dhe arroganca barazohen me ato sjellje për të cilat akuzohej dikur Sali Berisha, e të cilit nuk ndalen së kujtuari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.