Korrespondenca e Gledis Nano/Dosja "Ymeri", spiunazh apo dedektiv privat?

Postuar në 19 Shtator, 2022 16:52

Ndër materialet që dalin në sipërfaqe nga publikimi i korrespondencës së ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, është edhe një material për ndjekjen e Frederik Ymerit, ish-zyrtar i Shërbimit Informatik Shtetëror, që pak muaj më parë u përfol në media të ndryshme si person i përfshirë në aktivitet spiunazhi. Nga materiali shihet se Ymeri me dy subjekte të tjera ka qenë në përgjim telefonik, prej nga ku dalin biseda me karakter informativ por që nuk implikojnë asgjë për ndonjë përfshirje në aktivitet spiunazhi siç u servir në media.

Subjekti Frederik Ymeri gjatë kohës që ka shërbyer në SHISH, ku detyrën e fundit ka mbajtur atë të Drejtorit të Krimit Organizuar në Drejtorinë Qëndrore të SHISH, mund të ketë krijuar dhe mbajtur lidhje (kontakte) me punonjës të ndonjë shërbimi apo policie të ndonjë shteti tjetër të cilëve u jep informacione të natyrës së krimit të organizuar kundrejt pagesës

thuhet në hyrjen e materialit.

Nga sa më sipër është më e pranueshme të shihet veprimtaria e Ymerit në rolin e një dedektivi privat që punon për llogari të institucioneve jashtë vendit, sesa veprimtari mirëfilli spiunazhi. Nga kjo pikëpamje, aktiviteti në fjalë dëshmon se bashkëpunimi operativ me policinë shqiptare i institucioneve homologe ka çaluar dhe ca më tej, puna e agjentëve në terren ka dështuar përderisa vihet në lidhje një njohës i realitetit si Ymeri. Më tej, nga përgjimet rezulton se Ymeri kërkon informacione edhe të natyrës politike.

Subjekti Frederik Ymeri ka shfaqur interes gjithashtu për të grumbulluar edhe informacione të natyrës politike, të cilat ia kërkon lidhjes së tij Luftar Çunaj, banues në Vlorë. Konkretisht kanë rezultuar këto interesime të tij:

Më datë 07.01.2021, subjekti Frederik Ymeri përdorues i numrit 0672039151, i dërgon mesazh Luftarit përdorues i numrit 0698760233 me tekst : “Nëse ke mundësi të sqarosh kush janë lidhjet shoqërore të Koço Kokëdhimës ? Nga financohet partia e tij dhe ç’farë marrëdhëniesh ka me partitë PD dhe LSI ? Shkruaj sa më gjatë. Na duhen para datës 10”

thuhet në material.

Ose më tej:

Brenda mundesive eshte e nevojshme te kemi informacion per prezencen e Agimit te Arte në Shqiperi. Te fala

Mesazh ky i marsit 2021.

Dikush sugjeron që për zbulimin e adresës së informacionit të bëhet një kombinacion “ku të shoqërohet subjekti Maksim Ferra para takimit me subjektin Frederik Ymeri me qëllim për të kopjuar dhe marrë të dhëna lidhur me permbajtjen e USB-së që ai i jep subjektit Frederik Ymeri gjatë takimeve. Kombinacioni të bëhet me pretekstin se shtetasi Maksim Ferra duhet të pyetet lidhur me disa transferta të marra prej tij nga shtetas të ndryshëm nëpërmjet Western Union”.

Nuk ka aty asnjë të dhënë se nga kanë lindur dyshimet, kush e ka sugjeruar për policinë Ymerin që është vënë në ndjekje dhe pse informacione të tilla quhen sensitive apo pjesë e sigurisë kombëtare. Ekspozimi në  media i këtij rasti u bë nën interpretimin se kemi të bëjmë me një celulë në shërbim të të huajve, çka kexohet se ka interesa për mbajtje nën vëzhgim të subjekteve apo veprimtarive të caktuara që këtu dalin se bien ndesh me sigurinë e vendit.

Në fakt nga sa rezulton është se një pesë më hiç, për shkak se Ymeri, si ish-zyrtar i SHISH, ka nevojë për informacione publike si p.sh “lidhjet shoqërore të Koço Kokëdhimës”. Pra asgjë që mund të implikojë aksesin në informacion për shkak të detyrës së tij të dikurshme. Ndaj në këtë rast, enigma është kë ka shqetësuar Ymeri me përcjelljen e informacioneve jashtë vendit, sidomos për çështje të krimit të organizuar dhe përfshirja në një material e informacioneve politike, mos është vallë një paketim për të mbuluar neutralizimin e tij për shkak të çështjeve të krimit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.