Pas betejës me Armand Dukën "çaçaplini" i politikës nis betejën e re, por me tone të ulëta

Postuar në 06 Shtator, 2022 00:21

E mbani mend Erion Veliajn kur përbetohej se do i jepte fund Armand Dukës?
Foli madje zdromsi i Republikës për “bole çeliku” dhe desh ia mbushi mendjen vetes se lufta me Dukën ishte vërtet e tij. 
Koha kaloi, Duka është. Aty ku ishte. Edhe zdromsi, ashtu siç i ka hije. U tha atëherë nën zë, siç ndodh këtu që Ceferin e detyroi Ramën të hiqte dorë nga beteja me kreun e FShF dhe në fakt ndalimi i sulmit përkon në kohë me vizitën e Ceferin. Por kjo mbetet e pakonfirmuar. E vërteta është se Veliaj e mbylli gojën si me urdhër dhe logjika në thotë se i thanë të mos lehte më. 
Dje, ky personazh dylli ka dalë në një e ka folur për Ilir Metën spiun. 

E njoh atë eksperiencë; Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë tonë ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, per mos hapjen e dosjeve.

Ne vendosem që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi eshte shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS kishte zero komplekse.

Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thote: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën.

Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit

ka thënë ndër të tjera z. Veliaj. 

Emrin, se ka kush të vështirë t’ia gjejë këtij lloji, por dy gjëra: së pari duket se në këtë rast z. Veliaj po kursehet në lapërdhitë verbale ndaj Metës edhe pse aka rastin t’ia bëjë xhamat shoshë me llastiqet e atyre që nxjerr nga goja. Po pse ruhet ky zotëri? Çfarë halli ka? 

Janë pyetje që mund të deshifrohen te mënyra sesi opozita po luan me dosjet dhe denoncimet e veta dhe mesa duket në ato dosje ka viktima politike që nuk kanë sesi të mbrohen. Apo “spiuni Meta” e shpëton z. Veliaj nga një garë të cilën ao e ka shumë të pasigurtë.   

Njeriu që mezi ç’pret të luajë si “trim i rrallë pa shokë fare” po zhgënjen me këto mjaullima logjike që edhe nuk i shkojnë. 

Comments

Submitted by k. Pano (not verified) on

O Muc! A keni te drejte ju dhe c'do kush tjeter te shkruani keshtu? Pa asnje shenje te nje gazetarie bashkekohore! Me kritike por me kulture gazetareske! Por ju dhe shume te tjere keni ngelur provinciale,te shitur dhe te blere,injorante dhe idiote,te ardhur nga malet? Qe, Duka, eshte aty, tregon se ligjet funksionojne nuk varen nga Rama apo Veliaj, sic vareshin nga shoku juaj malesor Sali! Shko prape te Ylli Rakipi dhe na rrëfe jeten tende prej provinciali dhe mentalitetin tend po ashtu! Shko dhe masturboju sic beri Kol Balla por mjaft me idiotizmat tuaja! Kam te drejten te perdor fjale banale se te gjithe i perdorni por nuk ja lejoj vetes!

Submitted by redaksia on

Pa merak se i bejme te gjitha por kete faqe nuk e ka Mustafa Nano. Edhe pse ti ia the te gjitha pikeprerjet e tua per boten me kulture 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.