spiun

Pas betejës me Armand Dukën "çaçaplini" i politikës nis betejën e re, por me tone të ulëta

Postuar në 06 Shtator, 2022 00:21

E mbani mend Erion Veliajn kur përbetohej se do i jepte fund Armand Dukës?
Foli madje zdromsi i Republikës për “bole çeliku” dhe desh ia mbushi mendjen vetes se lufta me Dukën ishte vërtet e tij. 
Koha kaloi, Duka është. Aty ku ishte. Edhe zdromsi, ashtu siç i ka hije. U tha atëherë nën zë, siç ndodh këtu që Ceferin e detyroi Ramën të hiqte dorë nga beteja me kreun e FShF dhe në fakt ndalimi i sulmit përkon në kohë me vizitën e Ceferin. Por kjo mbetet e pakonfirmuar. E vërteta është se Veliaj e mbylli gojën si me urdhër dhe logjika në thotë se i thanë të mos lehte më. 

"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"

Postuar në 04 Gusht, 2021 14:15

Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.

Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.  

Manovër e rrezikshme: Kina provokon SHBA, përgjon në gjueti avionin spiun të Uashingtonit

Postuar në 23 Shtator, 2015 10:18

Provokim i radhës nga ana e Kinës dhe një incident i afërt: një gjueti nga ana e Pekinit ka 'përgjuar' një aeroplan spiun amerikan i cili i ka kaluar dhjetëra metra para ‘hundës. Episodi shqetësues i tensionit të përsëritur mes SHBA dhe Kinës, jo rastësisht u zbulua në ditën e ardhjes së presidentit Xi Jinping në Amerikë, pak ditë nga samiti i shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obama. Ngjarja ndodhi 8 ditë më parë rreth 144 km nga brigjet e ishullit Shandong në Detin e Verdhë, në të gjithë hapësirën ndërkombëtare. Pentagoni: manovër e rrezikshme. Ka shumë precedentë.

Ky mund të jetë avioni spiun i Forcave Ajrore Amerikane

Postuar në 16 Shtator, 2015 11:34

Forcat Ajrore të SHBA pasi kanë hequr nga përdorimi avionin e famshëm spiun U-2, po përgatiten ndërkohë të nxjerrin pasardhësin e tij. Sipas “The Verge”, studiuesi Lockheed Martin ka zbuluar se si mund të jetë pasardhës i U-2. Është quajtur TR-X dhe mund të jetë gati në fillim të 2025. Imazhi që ju shihni u mundësua nga Lockheed në një konferencë të shoqatës së Air Force këtë javë.

Subscribe to RSS - spiun