"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"

Postuar në 04 Gusht, 2021 14:15

Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.

Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.  

"Nëse do ta bëjnë atë në Francë, do ta bëjnë kudo. Ndaloni tregtinë e shfrytëzimit", shkruan Snowden.

Gjurmë të spiunimit nga grupi izraelit NSO izraelit u gjetën nga ANSSI në telefonat e bashkëthemeluesit dhe presidentit të Mediapart, Edwy Plenel, gazetarit investigativ Mediapart, Lénaïg Bredoux, dhe një gazetari në kanalin shtetëror francez të lajmeve France 24, raporton “Le Monde”.

Kjo është hera e parë që një autoritet zyrtar shtetëror konfiron gjetjet e mediave për një rast të tillë.

Një investigim i madh, i kryer nga 17 media, zbuloi muajin e kaluar se Pegasus ishte përdorur nga disa qeveri të huaja për të spiunuar presidentët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetarët.

Le Monde raportoi se programi spiun ishte përdorur nga Maroku për të spiunuar telefonatat e Presidentit Francez Emmanuel Macron - një akuzë që Maroku e ka mohuar.

Numri i telefonit të Macron thuhet se u zbulua nga Amnesty International dhe gazeta franceze Forbidden Stories në një bazë të dhënash me më shumë se 50 000 numra telefoni, të cilët dyshohet se ishin një listë të atyre që duhej të bëheshin objektivi i Pegasus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.