Moska: Ngrirja e aseteve tona i jep fund marrëdhënieve dypalëshe me SHBA

Postuar në 14 Gusht, 2022 16:14

Nëse SHBA do të ngrijë asetet e Rusisë, kundërveprimi do të jetë shkatërrimtar. Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, një akt i tillë do të çonte në prishje tërësore të marrëdhënieve dypalëshe duke futur rendin ndërkombëtar në një krizë të thellë, atë të komunikimit.

Ne i paralajmërojmë amerikanët për pasojat shkatërrimtare të akteve të tilla të cilat do të dëmtojnë në mënyrë të përhershme marrëdhëniet dypalëshe, çka nuk është as në interesin tonë dhe as në të tyrin

citon “Tass” Alexander Darchiev, kreu i Departamentit për AMerikën e Veriut në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Sipas tij, ndikimi amerikan në Ukrainë ka kapërcyer një kufi kritik aq sa në fakt SHBA janë tanimë palë në konflikt, një përkufizim ky që e bën përplasjen mes dy shteteve një çështje kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.