Neutraliteti i rremë i Serbisë, Kurti: 19 takime Vuçiç-Putin, 48 baza operative serbe përqark Kosovës

Postuar në 08 Gusht, 2022 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për italianen “La Repubblica” se mundësitë e një konflikti të ri në Europë janë të larta. Sipas tij, nëse do të ketë zhvillime ushtarake në Transnistri, atëherë edhe Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e një episodi ushtarak që lidhet me Serbinë. I pyetur për relacionet mes Serbisë dhe Rusisë, Kurti ka vënë në dukje faktin e një miqësie personale mes presidentit Vuçiç dhe Putin.

Janë takuar 19 herë në 10 vjet. Nuk është normale për liderët e qeverive. Në takimin e 25 nëntorit, Vuçiç ka tha: Kemi folur për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putinështë i vetëdijshem. I tregova Veriun e Kosovës në hartë

është shprehur Kurti

Sipas tij Serbia dhe Rusia kanë zhvilluar së bashku 104 stërvitje ushtarake mes të cilave dy më të rëndësishmet quhen: Mburoja Sllave dhe Vëllazëria Sllave, ndërkohë që nga viti 2001 Serbia ka instaluar rreth Kosovës 48 baza operative të pararojës, 28 nga të cilat janë të ushtrisë.

Mesazhi i Kurtit vjen pak para takimit të 18 gushtit me Vuçiç dhe nënvizon një politikë të diskreditimit të pretendimit serb për neutralitet ushtarak meqenëse dispozitivi i saj flet për të kundërtën. Mbetet për t’u parë sa vlerë do të ketë në Perëndim kjo politikë që do të ndikojë padyshim edhe në qëndrimet e Tiranës zyrtare që po bën çmos të ruajë një aleancë me Serbinë, por nga e cila vetëm sa ka akomoduar imazhin e Beogradit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.