SHBA njofton vrasjen e liderit të Al Qaeda-s, Ayman al-Zawahiri

Postuar në 02 Gusht, 2022 11:16

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kanë vrarë liderin e Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri. Sipas tyre, eliminimi ka ndodhur gjatë një operacioni special në Afganistan më 31 korrik të këtij viti.

Më 31 korrik, me orën lokale 6:18 am, SHBA ndërmorën një operacion special kundërterrorizmi në Kabul, Afganistan, nën drejtimin e presidentit që shënjestronte liderin e Al Qaeda-s, Ayman al-Zaëahiri, që ishte zëvendësi i Osama bin Laden më 11 shtator, gjatë sulmeve mbi kullat binjave dhe pasues i tij në vitin 2011

njoftojnë autoritetet amerikane.

Eliminimi është përgëzuar edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden, sipas të cilit nuk do të lejohet më që Afganistani të jetë një parajsë terroristësh.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.