Dosjet dhe Judat si kulturë dominuese

Postuar në 02 Gusht, 2022 13:29

Hapja e dosjes së Ilir Metës, apo rrëmimi në zgëqet e Autoritetit të Dosjeve me një akuzë në dorë, është në një farë mënyre testamenti i inkriminimit strukturor të shoqërisë shqiptare. Testament që na thotë se dosjet krijohen me sekretin dhe për sekretin, pra edhe me krimin dhe inkriminimin, por se hapja e tyre nëse nuk bëhet si akt çlirimi apo kat’harsisi, shndërrohet në një aneks shtesë të inkriminimit dhe amnezisë së përgjithshme.

Një mundësi për të parë sesi modeli i tanishëm i luftës me dosje është i njëjtë me atë që kemi parë këto 30 vjet, mund ta gjejmë te ky diskutim i vitit 2002 mbi një libër të Maks Velos për Kadarenë dhe një vepër të tij. Sesi edhe një person i ndjekur për bindjet e veta si Velo vihet përballë një kritike nga kolegë të tij, Lubonja dhe Klosi se ka qenë tërësisht selektiv në atë që ka bërë duke krijuar dëme në manipulimin e opinionit.

Më tej akoma, meriton vëmendje dhe ka interes denoncimi prej Ardian Klosit, i kulturës së klanit dhe sektit, ajo kulturë që e ka shndërruar kritikën në pëshpërimë. Shohim sot se kush po flet atë që mendon, se kush flet kundër akteve flagrante të qeverisë dhe sesi përfaqësuesit e popullit kanë heshtjen asetin e tyre kryesor. Është një kulturë që mbarështohet kryesisht nga e njëjta parti e cila është kulla e bizantinizmit dhe sektarizmit në këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.