Maks Velo

Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

Postuar në 01 Mars, 2019 15:27

 

Në kohën e komunizmit, kish një numër arkitektësh dhe urbanistësh që njerëzit e zakonshëm i njihnin, ata ishin personalitete. Sot po të pyesësh një qytetar të thjeshtë, nuk njohin emrin e asnjë arkitekti. Arkitektet fshihen pas anonimatit, pas ca emrave të koduar të studiove, kështu e ndjejnë veten rehat. Nuk kanë asnjë përgjegjësi, nuk duan asnjë lavdi, duan veç paranë.

Mina anti-Mafia për kullat që po kërkojnë kurbanin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 20 Korrik, 2018 22:08

Asnjë kompromis për Teatrin. Velo: Godina mund të rikonstruktohet

Postuar në 24 Qershor, 2018 21:37

Arkitekti Maks Velo ka deklaruar sot gjatë një fjale të mbajtur në protestën e artistëve kundër prishjes së Teatrit, se godina ekzistuese mund të rikonstruktohet. Mendimi i dhënë prej tij shko kundër idesë së promovuar së fundmi se godina nuk mund veçse të prishet. 

Më poshtë edhe deklarata e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Teatrit Kombëtar që hedh poshtë pretendimet e z. Veliaj se kompromisi është afër. 

Maks Velo: Rama dhe Veliaj të tërhiqen për Teatrin

Postuar në 19 Qershor, 2018 23:26

Maks Velo u shtohet zërave që kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe zbatimin e projektit të promovuar nga Rama e Veliaj për ngritjen e kullave nga kompania Fusha dhe një godine që do quhet kompleks multifunksional. Pikat e errëta sipas tij,  janë jo vetëm tek cëcshtja e truallit, por edhe projektit që u prezantua nën emrin e një studioje belge.

Kemi vetëm një pasuri të vërtetë me vlerë: Artin Bizantin dhe Post - Bizantin

Postuar në 16 Prill, 2017 16:48

Maks Velo ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare” publikuar sot, në të cilën flet për periudhën e socializmit, artit në të, artit modern dhe trashëgimisë shqiptare. Në mbylljen e intervistës, Velo, vetë një lëvrues i artve pamore, ka bërë këtë pohim që ka njëfarë rëndësie për të kuptuar klasifikimin e kontributit të shqiptarëve në artin pamor.

Pyetjes “A identifikohet Shqipëria me anë të ndonjë arti, në vizionin tuaj “, Velo iu përgjigj:

Nuk mund të hedhësh beton në një park natyral (Video)

Postuar në 15 Prill, 2016 19:52

Maks Velo ishte një nga arkitektët, pjesë e grupit të punës për rikonceptimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës në vitet 60. Ai është kundër hedhjes së betonit në Parkun e Liqenit, pasi sipas tij në asnjë park natyral nuk mund të hedhesh beton. "Nuk mund të vendosë vetëm një njeri i vetëm për këto gjera"- shtoi ai, duke ju referuar kryetarit te Bashkise, Erion Veliaj. Në intervistën e transmetuar ne emisionin “Opinion” arkitekti Maks Velo thotë se "Ndërtimi dhe zhvillimi i një qyteti nuk mund të konceptohet pa ndërtuar parqe të gjelbëruar.

Maks Velo sërish pa frena: “Tërë artistët janë kriminelë. Ne jemi Orient”. Me kë ta ketë pasur vallë?

Postuar në 10 Shtator, 2015 21:30

“Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”. Kjo është deklarata e Maks Velos, “i cytur” nga gazetarët në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Subscribe to RSS - Maks Velo