Karagjozllëk me zarar/Nga përgjimet e miqve te sulmi kibernetik i armiqve të Shqipërisë

Postuar në 21 Korrik, 2022 13:37

Në vitin 2014, në revistën “Spiegel” doli një lajm sipas të cilit shërbimet gjermane kishin përgjuar masivisht Shqipërisë dhe Turqinë.

Në atë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi ndër të tjera se:

Besoj se askush nuk dyshon që Gjermania është një vend jo vetëm thellësisht demokratik, por në mënyrë themelore, një vend lider në Europë dhe me rëndësi të dorës së parë në NATO. Besoj se askush nuk e ka harruar që jemi pjesë e NATO-s dhe vendesh demokratike që bashkëpunojnë dhe luftojnë për më shumë siguri. Ne, në rrugët normale diplomatike, do të bëjmë shkëmbim të informacionit për të pasur qartësi mbi këtë çështje. Por, e përsëris, asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nëse Gjermania apo vendet e tjera aleate në funksion të sigurisë, në këtë fazë ku siguria kërcënohet nga faktorë afërsisht të lidhur me terrorizimin, të bëjnë punën e tyre

Kanë kaluar 8 vjet dhe kjo është harruar. Gjermanët e hodhën paq, ndërkohë që një vendi lesh e li si ky yni, asnjë gjemb nuk hyri në këmbë se pa brekë ishte e pa brekë është. Në vitin 2022 Shqipëria u sulmua po na thonë në plan kibernetik sipas z. Rama nga dy vende armiqësore që po sipas tij nuk kanë prekur të dhënat tona.

Pra miqtë na përgjojnë që të marrin të dhënat tona, armiqtë na sulmojnë por nuk na i prekin ato, sepse padyshim që e kanë me qëndrimet e qeverisë.

Problemi këtu është se siguria kombëtare nuk mund të jetë funksion i humorit dhe konsideratave të një njeriu, qoftë ky kryeministër. Ajo lidhet direkt me standarde të njohura të cilat derviojnë edhe nga legjislacioni, ndaj ky sulmi i supozuar së fundmi, do konsideruar si problematik jo për sigurinë siç na kërkon të devijojë diskutimin kryeministri, por për raportin mes shpenzimeve të AKSHI-t për sigurinë dhe aftësisë së dëshmuar për të përballuar sulmin e fundit. Ndaj këtu rëndësi kritike ka lloji i sulmit të kryer e që nuk po thuhet. Ndaj edhe në asnjë media të specializuar në botë nuk ka asnjë të dhënë teknike për sulmin kaq masiv, një element ky që lë shumë për të dyshuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.