Po flas me fakte: Nuk ka asnjë biznesmen apo kryetar dhome tregtie që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë

Postuar në 15 Korrik, 2022 19:13

Në diskutimin e sotshëm mbi amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur draftin me tri argumente: sipas tij, strukturat e luftës kundër pastrimit të parave janë ngritur tërësisht, së dyti, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë janë krijuar dhe se treti funksionon fiskalizimi. Më tej, z. Rama ka akuzuar hapur të gjithë përfaqësuesit e biznesit dhe dhomave të tregtisë, reagimet e të cilave I quajti fletërrufe, se nuk ka asnjë prej tyre të mos ketë bërë një transaksion në të zezë.

Nuk po flas me hipoteza, por me fakte

tha z. Rama.

Sipas tij po tregohet mungesë respekti ndaj Shqipërisë, sovranitetit dhe dinjitetit të saj, diçka që ndoshta reflekton një pozitë diskutimi të brendshëm që e ka vënë qeverinë e z. Rama nën presion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.