Rusia nuk ka kapacitete për kundërveprim ndaj Suedisë dhe Finlandës

Postuar në 29 Qershor, 2022 22:14

Rusia kërcënoi me kundërveprim nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO, por për analistë në Perëndim, Kremlini nuk ka numrat për të bërë ndonjë gjë në këtë drejtim. Në një intervistë për France 24, William Alberque i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike shprehet ndër të tjera se Rusia aktualisht jo vetëm ka provokuar zgjerimin e perimetrit të sigurisë së Perëndimit, por ajo ka shtuar kapacitete reale mbrojtëse të Aleancës. 

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO redukton ndjeshëm shanset e luftës në lindje. Finlanda vjen në aleancë me forcën e dytë apo të tretë më të madhe të artilerisë në Europë, pas Rusisë dhe Ukrainës, një flotë të re me avionë F35 dhe një sistem të shkëlqyer mbrojtjeje që parashikon dislokimin e më shumë se 200 000 trupave në rast lufte. 

Suedia ka kapacitete ajrore dhe detare të cilat tani, si pjesë e NATO-s e transformojnë sigurinë e Balltikut dhe Veriut duke reduktuar shanset e aventurizmit rus deri në pikën e të pamundshmes. Ata do të humbisnin dhe keq madje nese tentojnë t’i afrohen Estonisë p.sh për shkak të sistemit finlandez me rreze të gjatë, HIMARS…Ata nuk kanë trupa, sinqerisht, që të mbështesin krijimin e bazave të reja në rajon dhe me gjasë nuk do t’i kenë për ca kohë nëse kjo luftë vazhdon 

është shprehur ai. 

Komenti na thotë se Samiti i Madridit ka si efeket imediat rivendosjen e një besimi të ri në Perëndim që ka pasoja strategjike afatgjata. Ky besim lidhet drejtpërdrejt me një kuptim të ri të kufijve strategjikë të Rusisë, një vend, një fuqi e madhe që aktualisht si problem kryesor nuk ka Ukrainën, por riintegrimin në sistemin ekonomik ndërkombëtar. Por edhe interpretimin e duhur të veprimit të vet në Ukrainë në mënyrë që çdo pretendim për një arkitekturë sigurie të ketë kuptim nesër. 

Me dy vendet nordike në NATO, Rusia rrezikon të izolohet edhe në narrativën mbi luftën dhe relacionet ndërkombëtare duke diktuar nesër dej ndryshime thelbësore simato që po përfliten për nxjerrjen e saj nga Këshillimi Sigurimit të OKB-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.