Rumiu peshonte 60 kg dhe ishte 1.65 cm i gjatë

Postuar në 20 Qershor, 2022 18:52

Muzeu i Rumiut në Konia të Anadollit ka vlerësuar se poeti i shquar iranian i shekullit të 13-të ka qenë 1.60-1.65 cm i gjatë dhe peshonte 60 kg.

Drejtuesi i muzeut, Naci Bakirci ka deklaruar se përfundimi ka ardhur pas analizës së rrobave të poetit që gjenden në inventarin e tij.

Sipas tij, për vërtetësinë e rrobave dhe pronësinë e tyre shkruan një ndër vezirët e sultan Abdylhamid II, i cili ndodhej në azil në vitet 1890-1901 në këtë zonë. Veziri në fjalë raportonte se dervishët vishnin rrobat e Rumiut dhe luteshin.

Rumiu konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të botës dhe më të studiuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.