rumiu

Rumiu...Njeriu ka nevojë për dy gjëra: Dashuri dhe sy të përlotur

Postuar në 10 Shkurt, 2019 11:40

Megjithëse kanë kaluar gati tetë shekuj nga koha e tij, mesazhet e Mevlanës nuk dinë të vjetrohen, duke ruajtur freskinë e gjallërinë akoma midis nesh. I destinuar që të bindë njerëzit se me dashuri mund të bëjnë mrekulli, Mevlana ka arritur që të studiohet ndër shekuj nga shumë universitete dhe studiues me emër në mbarë botën. Dashuria hyjnore, sipas tij, nënkupton dashurinë e dyanshme: Dashurinë e Zotit ndaj njeriut dhe të njeriut ndaj Tij.

743 vjet nga vdekja e Rumiut

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 12:22

Seb-i Arus – Nata e Bashkimit është një ceremoni e dervishëve mevlevi që kujtojnë vdekjen e Rumit – Mevlana Jalaluddin al – Rumi, poeti dhe mistiku i madh pers. Ai ishte edhe një teolog dhe jurist i kohës së vet, por sot, 743 vjet nga vdekja bota e njeh më së shumti si poet.

Shqipja ka qenë me fat që ka në pronësi të vet disa përkthime brilante të poezisë së Rumiut nga Vexhi Buharaja, Sejfulla Malëshova, apo Dhori Qirjazi.
Fotot janë nga ceremonia e këtij viti në Stamboll në Gallata aty ku dervishët fluturues japin spektaklin e tyre të famshëm.

Një film për Rumiun

Postuar në 08 Qershor, 2016 16:41

Një film për poetin e njohur sufi të shekullit të 13-të, Jalaluddin al-Rumiu. I dashur shumë në SHBA, poeti iranian, i vdekur në Konyta të Turqisë, është ideuar si figura qendrore një filmi biografik nga skenaristi i filmit “Gladiatori”, David Franzoni dhe producenti, Stephen Joel Broën. Ata mendojnë se një film i tillë do t’i japë “një fytyrë dhe imazh” poetit që është shumë i lexuar në Perëndim dhe në SHBA, por edhe do të ndryshojë disi rrjedhën e narrativave për myslimanët, që së fundmi dominohen nga stereotipet negative.

Subscribe to RSS - rumiu