Bota hyn në fazën e riarmatimit bërthamor

Postuar në 13 Qershor, 2022 22:26

Lufta në Ukrainë ka katalizuar rivalitetin e njohur mes fuqive të mëdha në një antagonizëm karakteristik për Luftën e Ftohtë. 

Instituti i Stokholmit për Kërkimin mbi Paqen ka paralajmëruar se bota po hyn në një fazë të re të riarmatimit bërthamor. 

Ka shenja të qarta se reduktimi që ka karakterizuar arsenalet bërthamore globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka përfunduar

është shprehur Hans M. Kristensen, kërkues në SIPRI për Programin e Armëve të Shkatërrimit në Masë.  

ShBA dhe Rusia që posedojnë 90% të arsenalit bërthamor botëror e kanë mbajtur stabël dispozitivin ushtarak bërthamor dhe relativisht brenda kufijve të traktateve të nënshkruara për këtë qëllim. 

Fuqitë e tjera bërthamore si Britania e Madhe, Franca, Khina, India, Pakistani, Izraeli dhe Korea po zhvillojnë dhe dislokojnë sisteme te reja apo kanë njoftuar synimin për një gjë të tillë. 

Sipas Wilfred Wan, drejtor i Programit të AshM në SIPRI kjo është një prirje shumë shqetësuese qoftë edhe për faktin se fuqitë e mëdha po përforcojnë retorikën bërthamore që është në fakt militarizim i dialogut global.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.