Seks i ngadaltë, orgazëm pa ejakulim, jetë më e gjatë

Postuar në 23 Maj, 2022 02:32
Denis Noble - Profesor i psikologjisë kardiovaskulare në Oxford

 

Për më shumë se 1000 vjet, Familja Perandorake Japoneze dhe mjekët e saj kanë ruajtur një thesar të mjekësisë orientale: 30 rrotullat e plota të “Ishinhō”, ose “zemra e përshkrimit mjekësor”. Kjo përmbledhje u nxor nga burime nga India, Kina, Korea dhe gjetkë, ndonëse shumë prej dokumenteve origjinale kanë humbur apo janë shkatërruar. 

Në vitin 2012 unë isha vetë në Arkivat Perandorake në Pallatin e Tokios duke ekzaminuar këto dorëshkrime të çmuara. Isha i lumtur kur zbulova një qasje holistike: nuk gjeta vetëm kura bimore dhe ndihmë nutricioniste apo të stilit të jetës, por gjithashtu në Rrotullën 28, udhëzime për krijimin dhe ruajtjen e jingqi(forca e jetës) me një fokus në energjinë seksuale. Këto përshkrime, që origjinonin të paktën 2000 vjet më parë në Azinë Lindore, ishte thuajse e kundërta e ideve perëndimore, qëkurse ato kërkonin arritjen e orgazmës pa humbjen e farës. 

Ideja daton në shekullin e 10-të, gjatë periudhës Heian, një epokë e artë e poezisë dhe letërsisë japoneze. Poeti Sei Shōnagon (c966-c1025) shkruajti Librin e Jastëkut, ndërsa Murasaki Shikibu(c978-c1014), një oborrtare në Pallatin Perandorak, shkruajti një nga novelat e para dhe më të mëdha në botë, Rrëfenja e Genji, lidhur me jetën e aventurave romantike të një princi. 

Të gjitha këto vepra dhe të tjera, zbulojnë qasje natyrale ndaj marrëdhënieve seksuale në Japoninë antike. Një natyralitet i tillë ishte po ashtu tipar i Kinës antike, që provohet nga gërmimet në varrin Mawangdui në Provincën Hunan, ku zbulohen tekste mbi artin e dashurisë, që datojnë rreth vitit 200 p.e.s. Një poemë e atyre teksteve, “Bashkimi i Yin dhe Yang”, mund të jetë manuali i parë seksual që bota ka ruajtur. Në këto vepra, ka metafora të ndezura dhe shumëngjyrëse që përshkruajnë qasjen e ngadaltë dhe të kujdesshme në kënaqësitë e interkursës seksuale. Theksi vihej në lëvizjet shumë të ngadalta dhe delikate, duke nisur me përkëdheljen e çfarë duket se ishin meridianët misteriozë të energjisë brenda trupit. 

Çfarë mjedisi i përsosur për përmbledhjen madhështore vetë, shkruar nga mjeku i oborrit japonez, Tamba Yasuyori në vitin 984. Është në Rrotullën 28 të kryeveprës së Tambas, ku narrativa klasike kineze zbulohet përmes mësimeve të tri grave që thuhet se kanë këshilluar mitikun Perandorin e Verdhë në ushtrimet e tij të jetëgjatësisë. Kur i ripashë dorëshkrimet sërish në vitin 2018, së bashku me drejtues të establishmentit modern mjekësor në Japoni, munda të identifikoj për kolegët e mi, shënimet dalluese të kuqe mbi emrat e tri grave. Një prej tyre, emrin e së cilës e përkthej si “gruaja origjinale” (Su-Nu), një lloj Eve kineze, përdor një nga poemat më intime, rreth vitit 200 e.s : 

Çdo varg në poemë duhet interpretuar si akt intim individual, apo si akte me partnerë të ndryshëm, siç do të ishte rasti për monarkët me disa gra dhe bashkëshorte. 

Në këtë përkthim jam përpjekur të riprodhoj ritmin e origjinalit. Çdo varg dhe përgjigja ndaj tij, përmban katër karaktere kineze, secila e artikuluar si një rrokje e vetme, duke bërë tetë rrokje në dy vargje bashkë. Poema shumë më e vjetër, Mawangdui, “Bashkimi i Yin dhe Yang”, është po ashtu një poemë e këtij tipi, por aty vihen në punë tre karaktere në vend të katër. Ritmi i përsëritur ishte i rëndësishëm në përcjelljen e teksteve, si sutrat dhe poemat, kur materialet shkrimore ishin të pakta dhe murgjit dhe poetët duhet të memorizonin tekste të gjatë. Kjo ishte e vërtetë po ashtu në shekullin e 10-të. Letra e rrallë mbi të cilën janë shkruar rrotullat është shumë e brishtë dhe version origjinal tani është një thesar kombëtar në Muzeun Kombëtar në Tokio.

Sigurisht, kjo poemë, si shumë poema të tjera antike kineze mbi artet dhe dashurinë, ka nevojë për interpretim metaforik. Fjalë të tilla si “i pavdekshëm” nuk përçojnë të njëjtin kuptim si ajo e përdorur në religjionet perëndimore. Synimi i poemës është të inkurajojë përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe jetëgjatësisë.  

E vërteta më e thellë e poemës është se çdo gjë është e ndërlidhur. Kjo është pikërisht çfarë shkenca moderne gjen përmes asocimeve të geneve me sëmundjet. Shumë gene kontribuojnë në shumicën e sëmundjeve. Disa shkencëtarë të sotshëm shkojnë aq larg, saqë duke përdorur sekuencimin e genomit, formulojnë teorinë omnigjenike, e cila është teoria sipas të cilës të gjitha genet kontribuojnë në një apo tjetrën mënyrë në gjendjen e shëndetit dhe sëmundjes. 

Funksionon edhe në të kundërt po ashtu. Shprehja genetike kontrollohet po ashtu nga gjendjet epigenetike – kur mjedisi i jashtëm sintonizon genet lart apo poshtë. Ne nuk kemi gene “egoiste”. Egoizmi apo mirësia vjen nga Vetja jonë e integruar, jo nga biomolekula si ADN. Edhe shkencëtarët sot përdorin metafora për të shprehur çfarë nënkuptojnë.  

Dorëshkrimet, të shkruara të gjitha në Kinezen Klasike, kërkojnë aftësi të mëdha për t’u përkthyer në japonishten moderne. Kjo ka qenë puna e jetës për Sachiko Maki, që punoi për më shumë se 40 vjet në përkthimin e plotë modern në japonisht në një seri prej 34 vëllimesh. Një dhuratë nga kompania e trajtimeve bimore, Tsumura, siguroi se Oxford është sot një ndër të paktët universitete në botë, që posedon jo vetëm përkthimet e Sachikos, por po ashtu një faksimile të plotë të rrotullave kaligrafike.  

Përkthimi në japonishten moderne është i rëndësishëm. Shumë pak është përkthyer nga “Ishinhō” në anglisht. Ajo çfarë zbulon versioni japonez është se Tamba ishte ndikuar shumë nga Budizmi në zgjedhjen prej tij se çfarë duhej ruajtur nga tekstet antike kineze. Të gjitha produktet e kafshëve dhe metalet toksike potenciale janë përjashtuar. Të vetmet trajtime janë bimore, ushqimore apo seksuale. 

Në fakt, këto përshkrime mjekësore, kanë përbërë prej kohësh një sfidë përkthimore përtej thjesht metaforikes: ato janë seksualisht eksplicite, por përkthyesit e tyre ishin europianë të fundit të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të me ndjeshmëri viktoriane për të përkuar me to. Kinologu hollandez dhe diplomati Robert Hans van Gulik shkoi madje aq larg sa t’i përkthente ato në latinisht në vitin 1961 për ta kufizuar aksesin në këto tekste dhe printimet e ndryshme erotike të dinastisë Ming, vetëm tek akademikët – nëse një bibliotekë nuk do të binte dakord me këtë, van Gulik refuzonte t’u ofronte një kopje. 

Si një pionier në biologjinë moderne të sistemeve dhe këqyrjen shumëplanëshe të organizmave, unë e vlerësova menjëherë këndvështrimin tradicional aziatik sipas të cilit pjesë të trupit njerëzor nuk duhen parë të izoluar, por më shumë si pjesë e të tërës – një sistem komunikativ i integruar. Tamba e dokumentoi këtë filozofi në një linjë të pashkëputur mjekësh duke nisur nga vetja, pas deri në shekullin e 3-të p.e.s. 

Ndodhi në një takim rastësor në mëngjesin e Vitit të Ri me akademikë të Oxford, në vitin 2016 që nisa diskutimin mbi dorëshkrimet dhe specifikisht Rrotullën 28, me sipërmarrësin Leslie Kenny. 

Kenny punonte me shkencëtarët Katja Simon dhe Ghada Alsaleh nga Universiteti i Oxford mbi një përbërës të quajtur spermidine – e quajtur kështu për praninë e saj në spermë, ku edhe u zbulua fillimisht. Krejt e pazakontë, ajo kishte përvojë si seksologe në Kinë dhe ishte familjare me praktikat dhe besimet antike taoiste rreth eksitimit seksual, intimitetit dhe përfitimeve shëndetësore të tyre. Ajo po ashtu kishte njohuri mbi kërkimin e Oxford që demonstronte se spermidina aktivizionte autofaginë, aftësinë e turpit për të rinovuar dhe ricikluar qelizat, baza e jetës – dhe një jete rinore – vetë. Kaq e rëndësishme është autofagia saqë Ohsumi Yoshinori, një shkencëtar japonez, u vlerësua me çmimin Nobel në Fiziologji apo Mjekësi në vitin 2016 për zbulimin e mekanizmit të tij të veprimit. 

Kenny pyeti me zë të lartë nëse arsyeja për eksitimin por jo-ejakulimin, ishte që mashkulli të mund të ripërthithte spermidinën e tij dhe kështu të përfitonte nga një fuqizim në autofaginë qelizore me efektet pozitive biologjike që sjell. Unë vetë kam pyetur veten për përfitimet e mundshme të riabsorbimit të spermës në shëndetin e mashkullit. 

Për të testuar teorinë tonë, ne kishim nevojë për të përkufizuar se çfarë ishte plakja dhe mandej të provohej se udhëzimet e Rrotullës 28 çonin në ndalimin e saj. Një ndër kërkimet shkencore më të cituara mbi këtë temë u publikua në vitin 2013 në revistën kreyesore të biologji, Qelizë. Studimi – i realizuar nga biokimisti spanjoll Carlos López-Otín dhe kolegët e tij në Madrid, Këln, Londër dhe Paris – hipotetizonte nëntë shenja dalluese të plakjes, dhe propozonte se ishte e mundur ndalja e procesit të plakjes. 

Më shumë sesa të trajtoheshin simptomat e sëmundjes kardiovaskulare, Alzaimer dhe kancerit mes sëmundjeve të tjera të plakjes, duhej përpjekur që të ndalje që në lindje plakja vetë. Një nga agjentët që ai përmendte ishte spermidina. Për shkak se spermidina aktivizonte autofagi, sihte e aftë po ashtu të parandalonte shumë prej këtyre shenjave dalluese të plakjes. Por spermidina bënte më shumë se kaq – ajo mbronte ADN-në mitokondriale. 

Mitokondria është shtëpia energjetike e qelizave. Ishte biologu amerikan Lynn Margulis që së pari mbrojti teorinë se mitokondritë dikur ishin microbe të pavarurua që u bashkuan me qeliza të tjera në procesin e simbiogjenezës për të formuar organizmat komplekse që shohim sot rreth nesh. Tani më vonë, një mori studimesh të tjera zbulon se spermidina vepron kundër plakjes së mitokondrisë. Nëse spermidine parandalon disfunksionimin në mitokondrinë tonë, baza e energjisë sonë qelizore, ateherë qëndron arsyetimi se ajo mund të mbrojë edhe jetëgjatësinë njerëzore po ashtu. 

Dhe mbrojtja e mitokondrisë është vetëm fillimi. Shkencëtarët kanë zbuluar tani së fundmi se spermidina mund të parandalojë edhe katër shenja dalluese negative të plakjes: ndryshimet epigenetike që dëmton shprehjen e geneve; mirëmbajtja e dëmtuar e proteinave; ruajtja e dëmtuar e prodhimit të qelizave staminale dhe shkatërrimi i komunikimit ndërqelizor. Studime të tjera sugjerojnë se ajo mund të pengojë plakjen qelizore. Në fakt, përbërësi i vetëm tjetër që është gjetur se parandalon gjashtë nga këto shenjues negativë, ishte një medicament i quajtur rapamycin – prodhuar nga një baktere e zbuluar në Ishullin e Pashkës(njohur edhe si Rapa Nui) – që për fat të keq shkakton imunosupresion. Spermidina nuk dihet të ketë efekte anësore. 

Kjo la një tjetër shenjë të plakjes – erozionin e telomereve, skajet që mbrojnë fundin e kromozomeve nga dëmtimi. A mundet që vetë telomeret në një farë mënyre të mrnhen nga receta e “dashuri bërjes për jetëgjatësi”? 

Elisabeth Blacburn, një tjetër fitues i çmimit Nobel në Psikologji apo Mjekësi dhe professor i meritura në Salk Institute për Shkencat Biologjike në Kaliforni, zbuloi fuqinë e telomereve krahas me një enzimë të quajtur telomerazë që mund të zgjasë këto telomere, duke zgjatur kështu jetën. Libri i saj “Efekti i Telemoreve”(2017), bashkëshkruar me psikologen e shëndetit Elissa Epel në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, tregoi se meditimi mund të nxisë trupin të prodhojë më shumë telomerazë, duke promovuar kështu jetëgjatësinë. 

Të tjera prova treguan se nënat që kishin qenë të stresuara gjatë shtatëzanisë, lindën fëmijë me telomere më të shkurtra. Epel dhe koleët e saj kryen një studim të mëtejshëm në vitin 2017 duke treguar se çiftet që ishin seksualisht të afërt përfitonin po ashtu nga telomere më të gjata, ndonëse ekipi nuk mund të shpjegonte një mekanizëm veprimi, përveç atij të çlirimit të oksitocinës, një hormon i ngjashëm me atë që çlirohet nga nënat që japin qumësht gjiri bebeve. 
Kenny pyeste nëse sinkronizimi i rrahjes së zemrës, frymëmarrjes dhe fytyrës mes dy të dashuruarve siç përshkruhet në “Ishinhō”, ishte ky mekanizëm veprimi. Në të vërtetë nuk kishte një përfitim të tillë nga telomeraza në grupet e kontrolluara që e përshkruanin veten si “të martuar të lumtur” por që së fundmi nuk kishin qenë të afërt seksualisht. 

Cilidoqoftë mekanizmi pas prodhimit të telomerazës, ishte e qartë se të dy të dashuruarit kishin nevojë të bëheshin qëllimisht bashkë dhe të bashkoheshin fizikisht si një, në mënyrë që të merrnin përfitimin e jetëgjatësisë. 

Por nëse spermidina dhe telomeraza mund të përmbajnë thuajse të gjithë shenjuesit e plakjes cili ishte qëllimi i pjesës së mbetur të përshkrimit tëjetëgjatësisë në rrotullat e përkthyera? Në veçanti, më intrigoi mahnitja kurioze taoiste me pështymën e njeriut. Në fakt, taotistët antikë do të performonin madje ceremoni në të cilat kupa me pështymë shkëmbeheshin për të përmirësuar shëndetin. 

Si një shkencëtar dhe historian, kam harxhuar shumë kohë mbi punën e Charles Darëin, për ta pajtuar atë me zbulimet e tanishme shkencore dhe për t’u siguruar se trashëgimia e Darëin dhe synimi i tij, të komunikohet siç duhet brenzave të rinj të shkencëtarëve. Darëin ishte një mendimtar i ngadaltë dhe skrupuloz. Ai integroi shumë procese në veprën e tij mbi evolucionin, “Mbi origjinën e specieve”(1859) dhe në shumë libra të tjerë. Në të kundërt em çfarë mendojnë shumë biologë evolucionistë sot, Darëin kuptoi se trupat tanë duhet të komunikojnë me qelizat e tyre embrionale – spermën dhe vezët. Një nga përfundimet e mia të fundit është se shkenca moderne ka zbuluar përbërësit e imët të përfshirë në atë komunikim; sot, ne i quajmë ato vezike jashtëqelizore apo ekzozome

Ne po ashtu e dimë se pështyma përmban ekzozome. Të zbuluara fillimisht më 1983, ekzozomet u injoruan nga shkencëtarët që i cilësuan ato si mbetje ekstraqelizore. Megjithatë, me kryerjen e më shumë eksperimenteve, sidomos me qelizat staminale, u bë e qartë se terapia e qelizave staminale funksiononte më mirë kur aplikohej së bashku me ekzozomet. Duke i çuar këto eksperimente një hap më tutje, u bë e qartë se ekzozomet ishin më të velfshme sesa vetë qelizat staminale. Këto ekzozome është provuar se komunikojnë me qelizat embrionale. 

Pyes nëse udhëzimet për jetëgjatësinë në Rrotullën 28 kishin kuptimin se meridianët e kanaleve energjetike në trup – kaq themelorë për mjekësinë tradicionale lindore – aktivizoheshin nga prekja delikate e çiftit të kryqëzuar. Nëse ato ekzozome të përmbajtura në pështymë shkëmbeheshin përmes puthjes në rrugën e atyre meridianëve, ato mund të vepronin si sinjalizues të qelizave staminale shumë të vogla por të kudondodhura në gjak, duke i thënë atyre se ku të shkonin për të riparuar idne, por edhe duke shkëmbyer receptorët qelizorë të tyre. A mundet që meridianët misteriozë të jenë një farë funksioni i ekzozomeve? 

A ishte e mundur që taoistët antikë kishin gjetur një mënyrë, jo vetëm për për të ndaluar kohën, duke aktivizuar qëllimisht prodhimin e spermidinës dhe telomerazës, por edhe që shkëmbimini ekzozomeve dhe aktivizimi i kanaleve meridianorë energjetikë mundet po ashtu të rikthejë rinininë e perëndorit? 

Mendoj se mundet. Si shkencëtar i mjekësisë, jam mahnitur prej kohësh nga aftësia e natyrës për të krijuar korpusin e vet të ilaçeve dhe e di se farmacia e brendshme e trupit njerëzor e bën këtë gjithashtu, duke ndjerë në mënyrë konstante dhe vlerësuar gjendjen e jashtme dhe të brendshme dhe duke u përpjekur për të qëndruar vazhdimisht në balancë apo  ekuilibër. Evolucioni i bimëve përgjatë qindra milionë vjetësh sigurisht që ka krijuar kombinacionin kimik që funksionon, qoftë në favor të organizmave që ushqenen me to, dhe disa herë në disavantazh kur miksimi është toksik. Kurat bimore shfrytëzojnë këtë sukses evolucionar të bimëve përgjatë miliona vjetëve.  

Dyshoj se trafikimi i vezikeve ekstraqelizore mes të gjitha pjesëve të trupit mundet të përfshihet në një tjetër tipar krucial të dorëshkrimeve antike kineze, qëkurse theksimi mbi paralojën shkonte mbi lëvizjet tepër të ngadalta dhe delikate, duke nisur me përkëdheljen e atyre që duken të jenë meridianët e energjisë brenda trupit.

Meqë jemi këtu, këto nuk duhen ngatërruar ne kanalet, nervat dhe rrugët e gjakut të njohura për mjekësinë perëndimore. Hamendësimi im është se përkëdheljet dhe masazhi mund të aktivizojë hapjen e qeskave të lëngshme në shumë pjesë të trupit. 

A mundet që kjo të përkojë me nocionin e meridianit? Shumë shkencëtarë e hedhin poshtë këtë koncept të mjekësisë kineze por jo gjithcka që ekziston mund të vizualizohet lehtë, siç e dimë nga fizika moderne e grimcave. Frymëmarrja, pamja dhe ritmi i zemrës mes të dashurve sinkronizohe gjatë paralojës deri sa ndodh penetrimi, por do të ishte e dëmshme për mashkullin ta konsumonte aktin e dashurisë në këtë pikë. Teskti i Su Nu sugjeron se konsumimi duhet të ndodhë vetëm tre herë nga 10 dhe vetëm me një femër kur do të konceptosh një fëmijë. 

Çdo përdorim tjetër i lëngjeve të çmuara trupore të mashkullit – në këtë rast sperma – do të shihej si ezauruese për trupin, duke e plakur atë para kohe. Aty ku femra dhe energjia e saj yin fuqizohen ndjeshëm duke arritur klimaksin, kjo duhej shmangur me çdo çmim nga mashkulli, energjia yang e të cilit do të grabitet.

Kaq krucial ishte ky aspekt, saqë mjekët e urtë jepnin udhëzime të hollësishme sesi një mashkull mund të shmangte ejakulimin ndërkohë që arrinte në orgazëm. Me të zotëruar këtë teknikë përmirësuse të jetës, mashkulli do të ishte i aftë për orgazma të shumfishta njësoj si femra dhe do të gëzonte një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. 

Kjo është veçanërisht e vërtetë në tekstet e gjetura në fillim të viteve ‘1970 nga varret aristokratike 2200 vjeçare në Mawangdui në Kinë. Poema e jashtëzakonshme “Bashkimi i Yin dhe Yang” u gjet në një këllëf bambuje. Metaforat janë të ndryshme nga poema e femrës origjinale te “Ishinhō”, por mesazhi është në thelb i njëjtë. Kultivimi i arteve delikate të shtratit është sekreti i jetëgjatësisë. Rrotulla 28 e Tambas ndaj edhe portretizon kulturën e Kinës antike: 

Ka kuptim që kjo dije antike u ruajt nga japonezët. Në dallim nga Kina, ku letërsia shpesh ka humbur apo është djegur teksa një dinasti pasonte tjetrën, linja perandorake në Japoni mbijetoi për më shumë se 1000 vjet. Kjo mund të jetë po ashtu arsyeja pse tekstet eksplicite seksuale vijuan të vlerësoheshin lart. Rreth 4500 poema mbijetuan në koleksionin “Manyōshū” nga era Nara(710-794 e.s), shumë prej tyre të shkruara nga femra që shprehnin hapur dëshirë seksuale. Era Heian(794-1185) e vazhdoi këtë traditë, ku sërish poetë si Ono no Komachi dhe Izumi Shikibu, lulëzuan, ndërkohë që tradita Ukiyo (që do të thotë ‘botë lundruese’ apo kënaqësi-kërkuesja) vijoi deri në shekullin e 19-të. 

Në dallim, Kina u bë e matur duke ndjekur tranzicionin drejt nje etike të fuqishme neo-konfuciane gjatë shekullit të 12-të. Në të vërtetë, Ye De Hui, studiuesi i parë kinez që rizbulon dorëshkrimet “Ishinhō”, sidomos rrotullën 28, në Japoni në vitin 1903, u akuzua nga miqtë e tij studiues të letërsisë kineze. Më tej akoma, në veprën përndryshe shteruese dhe madhore të Fung Yu Lan, “Një histori e Filozofisë Kineze”, shkruar në vitet ‘1930, idetë taloste të relacioneve seksuale shkëlqejnë me mungesën e tyre. Referencat e “dashurisë” përdorin karakterin neutral, Ren, që do të thotë dashamirësi në sensin e fëmijës për prindin. 

“Ishinhō” e Tamba Yasuyori është tashmë një thesar kombëtar i vjetër 1,000 vjet. Ai meriton të jetë një thesar botëror, apo “ Memorie e Botës” si pasuri, siç edhe e përcakton UNESCO. Teksa bota po rimerr veten ngadalë nga pandemia e CoVid-19 dhe efektet e saj shkatërrimtare mbi intimitetin, ne duhet të rizbulojmë sesa të rëndësishme janë marrëdhëniet e afërta personale. Ne duhet të ringremë dëshirën për të jetuar, dëshirë që frymëzoi përshkrimet e jetëgjatësisë së “Ishinhō”. Më pastaj mundet me të vërtetë të këndojmë më të madhen poemë të dashurisë të Perëndimit Mesjetar, sestinën e trubadurit të shekullit të 12-të nga Provansa, Arnaut Daniel: 

Qu’en paradis, n’aura doble joi m’arma
(“në Parajsë, do të dyfishohet gëzimi i zemrës sime”)

Siç e ka thënë kinologu frëng i shekullit të 20-të, Marcel Garnet, “seksi për kinezët e lashtë ishte “shumë më i shenjtë sesa për ne””. Mund të jetë i tillë sërish për ne po ashtu. 

Burimi: Aeon

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Eshte gjetur kohet e fundit edhe rrotulla 69 e cila nuk origjinon 2000 vite me pare, por orgjinon ne shekullin e 21.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.