Thatësirë e paprecedentë në Francë, kufizime uji në 15 departamente

Postuar në 12 Maj, 2022 14:02

Thatësira ka fituar epitetin “e paprecedentë” edhe në Francë. “France 24 » raporton se në 15 departamente të vendit është urdhëruar kufizimi i përdorimit të ujit pa nisur sezoni i verës.

Që nga vjeshta e kaluar kemi dëshmuar thatësira të jashtëzakonshme në Spanjë, Portugali dhe e njëjta dukuri është përhapur në jug të Francës. Çfarë është pazakonshme në këtë sezon është se thatësira po ndikon rajonet në ver itë Luarit, lumi që ndan jugun me veriun e vendit

është shprehur Christiane Lambert, kreu I unionit më të madh bujqësor në Francë, FNSEA.

Kufizimet pritet të prekin edhe kultura të pranverës si misri, luledielli, panxhari si dhe ushqimi për kafshët. Problemi me thatësirën e zgjatur dhe të madhe është kompleks dhe krijon kosto. Reshjet e prillit ranë me 25% këtë vit, duke kombinuar kështu me reshje të pakta edhe të dimrit për dy sezone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.