Europa e dashuruar me ukrainasit. Paketë e re për lehtësimin e migrimit legal

Postuar në 28 Prill, 2022 12:47

Bashkimi Europian ka prezantuar një paketë të re masash ligjore për lehtësimin e migracionit legal, pas krizës së fundit ukrainase. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johanosson ka nënvizuar shifrat e migracionit legal në Europë duke paralajmëruar se tanimë ka disa sektorë që kanë nevojë për krah pune dhe profesionistë.

Rreth 2.5-3 milionë imigrantë legalë mbërrijnë në BE çdo vit, krahasuar me 150 000-200 000 që hyjnë këtu ilegalisht. Dhe ne kemi nevojë për ta për shkak të mungesës së forcë pune në disa sektorë. P.sh në planin afatgjatë, pritet të krijohen më shumë se 7 milionë vende pune për profesionistët e sektorit shëndetësor deri në vitin 2030

ka thënë ajo.

Sipas propozimit të fundit parashikohet që të lehtësohen dy aspekte të legjislacionit ekzistues: së pari shkurtimi I kohës për marrjen e leje qëndrimit dhe së dyti ka të bëjë me direktivën për qëndrimin afatgjatë. Kjo e dyta njeh si kohë qëndrimi të unifikuar çdo hapësirë kohore të një migranti në BE duke bërë që kriteri I qëndrimit 5-vjeçar të mos lidhet me territorialitetin kombëtar.

Aspekti më domethënës i këtij ndryshimi është përfshirja në propozim e një skeme pilot të quajtur EU Talent Pool e që do të lidhet vetëm me ukrainasit. Në këtë kuadër BE-ja parashikon që ta zgjerojë skemën në një “partnership talentesh” me vendet jo anëtare për të përmirësuar aksesin në punë. Të parët që përfitojnë janë vendet e Afrikës Veriorem veçanërisht Maroku, Tunizia dhe Egjipti.

Paketa reflekton një kërkesë komplekse për të adresuar problemin e madh të migracionit që lidhet me nevojën e tregut të punës, por edhe me demografinë, çka shpjegon deri diku edhe rritjen e partive të ekstremit të djathtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.