Putin deklaron marrjen e Mariupolit. Shoigu: Për tri ditë marrim Azovstalin

Postuar në 21 Prill, 2022 14:26

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka folur për një çlirim të Mariupolit. Në një takim me ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu, Putin ka kërkuar që operacioni ushtarak mbi kompleksin industrial “Azovstal” të ndërpritet. Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, Putin ka kërkuar që impianti të rrethohet dhe të mos lejohet që asgjë të  mos dalë jashtë.

Në kompleks janë aktualisht 2000 trupa ukrainase, ndërkohë që sipas raportimeve ruse në përballjen për Mariupolin janë vrarë rreth 4000 trupa ukrainase dhe janë dorëzuar 1500 të tjerë. Pala ruse nuk ka bërë të njohur të dhënat për viktimat në radhët e saj por Shoigu ka saktësuar se sipas tij për marrjen e “Azovstal” do të duhen edhe tri-katër ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.