Krizën e rezervave të fosforit mund ta zgjidhin vetëm kafshët

Postuar në 17 Prill, 2022 16:04

Rezervat e fosforit në botë po mbarojnë. Një nga përbërësit kryesorë të plehrave kimike, sasia e kufizuar e fosforit ka filluar të ushtrojë presion dhe tendosje financiare mbi fermerët në mbarë botën. Situata e krijuar në Ukrainë, e cila e ka trazuar furnizimin me një sërë produktesh, i shtohet kësaj krize, duke e bërë akoma më të vështirë kapacitetin e botës për t'u ushqyer.

Pjesa më e madhe e kësaj lënde ushqyese jetike rrjedh nga fushat, në lumenjtë e afërt, përmes të cilëve transportohet në oqean dhe përfundimisht varroset në sedimente të thella oqeanike, ndërsa rezervat shkëmbore të fosforit sa vijnë e tkurren.

Por kjo krizë globale duket se zgjidhet në mënyrën më të natyrshme. Kafshët e egra janë sipas një studimi të botuar në “Science of the Total Environment” ato që do të ekuilibrojnë humbjet e fosforit. Studiuesit e Shkollës së Informatikës dhe Sistemeve Kibernetike në Universitetin e Arizonës Veriore thonë se, në të kaluarën, kafshët si balenat, zogjtë e detit, peshqit dhe arinjtë kanë luajtur rol kyç në kthimin e fosforit nga thellësitë e oqeanit në tokë.

"Duke bërë këtë, ata e ruajtën kolektivisht këtë lëndë ushqyese në biosferë, duke mbështetur u bërë mbështetje për një planet më pjellor. Megjithatë, sot, zhdukja e specieve, reduktimi i popullatave të tyre dhe ngritja e digave e kanë reduktuar këtë shërbim të transportit të lëndëve ushqyese me më shumë se 90 për qind", thonë studiuesit.

Pa kafshët e egra që bëjnë qarkullimin  e lëndëve ushqyese rreth Tokës, transporti i fosforit sot dominohet nga njerëzit. Megjithatë, përdorimi joefikas në bujqësi çon në humbje të konsiderueshme në oqean, ku ai bëhet shumë i shpërndarë dhe i parikuperueshëm me teknologjitë aktuale.

Studiuesit thonë se rivendosja e komunikimit të ndërlidhur të kafshëve dhe rigjallërimi i rrugëve të lashta të fekondimit natyror mund të garantojnë ruajtjen e fosforit si një element i pazëvendësueshëm.

"Kafshët janë si një sistem natyror i qarkullimit të fosforit," thotë bashkautori Joe Roman, biolog i ruajtjes dhe studiues në Universitetin e Vermontit. “Ata mund të bëjnë qarkullimin e lëndëve ushqyese përmes trupave të pajetë, urinës dhe jashtëqitjes së tyre”.

Studiuesit besojnë se ky shërbim që kryejnë kafshët jo vetëm që gjeneron burime plehrash për fermerët, por ndihmon në rritjen e elasticitetit të ekosistemeve natyrore gjatë shekullit të ardhshëm.

Një projekt biodiversiteti që ruan sasinë e fosforit në ekosisteme është zgjidhja më e mirë sipas tyre.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.