Putin: Operacioni special në Ukrainë do t'i arrijë objektivat

Postuar në 13 Prill, 2022 10:33

 

Vladimir Putin është i bindur se ai që e quan operacion special në Ukiainë do t’i arrijë objektivat e veta. Duke folur në një ceremoni çmimesh në kozmodromin “Vostochny” në lindje të vendit, Putin tha se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një operacion ushtarak për të mbrojtur Rusinë dhe se një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës ishte e pashmangshme.

Putin tha se nuk ka dyshime se Rusia do t'i arrinte të gjitha objektivat e saj në Ukrainë - një konflikt që ai e konsideroi si të pashmangshëm dhe thelbësor për të mbrojtur Rusinë në afat të gjatë.

“Qëllimet e saj janë absolutisht të qarta dhe fisnike”, tha Putin. "Është e qartë se ne nuk kishim zgjedhje. Ishte vendimi i duhur."

Putin thotë se "operacioni special ushtarak" në Ukrainë është i nevojshëm sepse Shtetet e Bashkuara po përdornin Ukrainën për të kërcënuar Rusinë - duke përfshirë edhe aleancën ushtarake të NATO-s - dhe se Moska duhej të mbronte nga persekutimit në Ukrainë i atyre që flasin rusisht.

Forcat ukrainase vijojnë të rezistojnë, ndërsa Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat nga Ukraina.

Putin vizitoi portin hapësinor në lindjen e largët të Rusisë me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Ky i fundit ka këmbëngulur se Bjellorusia duhet të përfshihet në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe ka thënë se Bjellorusia është etiketuar padrejtësisht si "bashkëpunëtor i agresorit".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.