Gjenden fosile të dinosaurve që vrau asteroidi 66 milionë vite më parë

Postuar në 07 Prill, 2022 16:14

Shkencëtarët kanë për herë të parë detaje konkrete të ditës së fundit të dinosaurëve, para rënies së asteroidit që do të shënonte fundin e tyre si specie. Fosili i një kafshe që ata besojnë se ishte viktimë e impaktit është zbuluar së fundmi. Këmba e ruajtur në mënyrë të përkryer ka mbetje të lëkurës së kafshës dhe daton pikërisht 66 milionë vjet më parë, kur asnjë asteroid goditi Tokën.

Gjymtyra është vetëm një nga një seri gjetjesh që dalën në dritë nga zona fosile Tanis në Dakotën e Veriut.

Ekipi zbuloi edhe mbetje të peshqve që kishin thithur mbeturinat e goditjes pas impaktit të asteroidit, i cili ra 3 000 km më tej, në Gjirin e Meksikës. Kjo dhe prania e mbeturinave të tjera që ranë në formë shiu për një periudhë të caktuar menjëherë pas goditjes së asteroidit i shkencëtarët të datonin gjetjet në mënyrë më të saktë sesa përmes procedurës standarde të pranisë së karbonit.

Robert DePalma nga Universiteti i Mançesterit, i cili drejtoi gërmimin në Tanis, thotë se gjetjet të kthejnë 66 milionë vjet më parë njësoj siç mund të bëjë një film.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.