Një zë nga Rusia: Jetohet më mirë se në Europë, pavarësisht sanksioneve

Postuar në 03 Prill, 2022 11:10

Mediat e Perëndimit i tregojnë botës një realitet tjetër nga ai që është në të vërtetë në Rusi. Me këtë bindje, Ivan Rorato, kuzhinier venecian, i ka mbushur rrjetet e tij sociale me postime që kundërshtojnë atë që ai e quan rusofobi.

Rorato thotë se shumë nga lajmet e përhapura në mediat perëndimore janë të rreme, duke nisur që nga mbyllja e dyqaneve të Mc Donald's.

Nuk do të kthehem pasi këtu jam dhjetë herë më mirë”, shkruan ai, duke dhënë si arsye çmimin e benzinës, gazit, sigurimit të makinës, qumështit, miellit dhe mallrave të tjera.

Rorato banon në Moskë që prej vitit 2020, por e ka vizituar Federatën që nga viti 2008. Në kryeqytetin rus, ai ka hapur një restorant italian, "La Bellezza".

Lufta nuk është gjë e mirë për askënd dhe nuk jam dakord që të ketë luftë. Por mënyra se si flasim për Putinin është e gabuar: ka përmirësuar cilësinë e jetës së rusëve”, tha ai në lidhje me një emision në Itali.

Unë jam kuzhinier, kam një restorant të njohur në Moskë me një menu 100% italiane. Po sikur të na mungojnë ushqimet apo lëndët e para? Absolutisht jo, këtu është gjithçka. Dhe atë që nuk vjen, veçanërisht produktet italiane, ne kemi filluar ta prodhojmë brenda vendit.

Kam mbërritur në Moskë përgjithmonë në dhjetor të 2020-ës, por kam ardhur e rikthehem që nga viti 2008, sepse jam martuar me një ruse që nga viti 2007 dhe kemi një fëmijë. Unë punoj edhe si kuzhinier personal, prodhoj edhe sallame. Pëlqehen shumë këtu sepse vijnë vetëm kontrabandë.

Sanksionet ishin pak traumatike vetëm në ditët e para, për kujtesën historike të njerëzve të periudhës së Bashkimit Sovjetik, më pas gjithçka u kthye shumë shpejt në normalitet. Kemi gjithçka, nuk mungon asnjë produkt, vërtet supermarketet janë plot”. Po çmimet? “Çmimet e lëndëve të para europiane janë rritur pak”, shpjegon ai. Për këtë arsye, ashtu si italianët e tjerë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Federatë, "ne kemi filluar të prodhojmë gjithçka këtu, djathë, salcë domate, mocarela. Burrata që gjeni është fantastike, nuk ka asgjë për t'i pasur zili asaj italiane, sepse lopët këtu kanë shumë hapësirë, kullota ka shumë, dhe cilësia e lëndëve të para është e shkëlqyer.

Ai thotë se në Moskë ka shumë të huaj që mendojnë njësoj si ai.

Këtu ka shumë italianë që kanë mbetur dhe ne kemi një grup: nuk ka asnjë që është kundër, sepse ky vend funksionon, ndryshe nga Italia. Sigurisht, duhet të respektosh rregullat dhe, si në të gjitha vendet e qytetëruara, nëse nuk i respekton do përballesh me penalitetet.

Comments

Submitted by Blanco (not verified) on

Po prandaj pothuaj të gjitha shtetet fqinje të Rusisë përveç Bjellorusisë duan të mos kenë të bëjnë, dhe herë njëra, herë tjetra janë në luftë frontale me të; sepse është tepër bukur atje dhe kushdo mund të hapë një restorant italian dhe të ketë një grua muzhike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.