90 doza në trup për të vaksinuar fiktivisht të tjerët

Postuar në 03 Prill, 2022 22:27

Një burrë në Gjermani u zbulua se kishte bërë me dhjetëra doza vaksine anti-Covid për të pajisur me certifikata vaksinimi persona të tjerë.

Certifikatat me numrin real të vaksinës u shiteshin individëve që donin të shmangnin vaksinimin.

Policia e Magdeburg, qytet në lindje të Gjermanisë, bëri të ditur se burri në fjalë, identiteti i të cilit ruhet në bazë të ligjit gjerman, ka injektuar mbi 90 doza në qendrat e vaksinimit të Saksonisë.

Ai u kap në një qendër vaksinimi në Eilenburg, në Saksoni, ku ishte paraqitur për të dytën ditë me radhë.

Kjo i bëri autoritetet të dyshonin dhe të nisnin një hetim. Siç bën të ditur AP, atij iu sekuestruan disa dokumente që vërtetonin vaksinimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.