Moska: BE nuk është qendra e universit, sanksionet do t'i vuajë dhe vetë

Postuar në 01 Prill, 2022 09:32

Ministria e Jashtme ruse thotë se nuk ka ndërmend t'i kërkojë BE-së heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, pasi ka furnizime dhe alternativa të mjaftueshme.

"Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit”, tha Nikolay Kobrinets, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, të cilit i referohet Reuters.

Rusia ka thënë se do t'i përgjigjet sanksioneve të BE-së. Zyrtari i lartë në Ministrinë e Jashtme ruse, i cituar nga RIA, thotë se 27 vende të bllokut evropian duhet të kuptojnë se nuk është në interesin e tyre të futen në një konfrontim me Moskën.

"Veprimet e Bashkimit Evropian nuk do të mbeten pa përgjigje. Sanksionet e papërgjegjshme nga Brukseli tashmë po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të evropianëve të zakonshëm," tha Kobrinets.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.