Një kunj BE-së: Lufta e ukrainasve, si Brexit-i ynë

Postuar në 20 Mars, 2022 12:08

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e krahason rezistencën e Ukrainës ndaj invazionit ushtarak rus me vendimin e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016. Johnson tha se të dy rastet tregojnë gatishmërinë e një populli për të luftuar për lirinë e tij.

"Unë e di se është instinkti i njerëzve të këtij vendi, si populli i Ukrainës, që të zgjedhin gjithmonë lirinë", tha Johnson në Konferencën e Partisë Konservatore të shtunën.

Kur populli britanik votoi për Brexit në një numër kaq të madh, nuk besoj se e bëri ngaqë ishte armiqësor me të huajt. Por sepse ata donin të ishin të lirë t’i bënin gjërat ndryshe dhe që ky vend të ishte në gjendje të drejtonte veten.

Johnson tha se Britania e mbështet popullin ukrainas në luftën e tyre kundër agresionit të Rusisë. Ai shtoi që liria që garanton Britania e Madhe është bërë tërheqëse për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë ose shtypja politike në Rusi.

Ne thjesht duam të jemi të lirë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e talentuar po ikin nga Rusia tani. Kjo është tragjedia e Putinit. Gabimi i tij katastrofik në Ukrainë është kthyer në një argument për demokracinë dhe lirinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.