Kina: SHBA po përhap lajme të rreme për rolin tonë në konfliktin Rusi-Ukrainë

Postuar në 15 Mars, 2022 10:38

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi dje se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake.

“SHBA krijon dhe shpërndan informacione të rreme herë pas here, të cilat nuk janë as profesionale dhe as etike, për të mos përmendur përgjegjësinë”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Kina e hedh poshtë lajmin për një kërkesë të tillë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, komentoi mbi atë që zyrtarët amerikanë u raportuan NATO-s dhe aleatëve aziatikë se "Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Rusinë".

Duke vepruar kështu, "ata vetëm do ta diskreditojnë më tej Amerikën në botë," shtoi Zhao.

Pekini ka shprehur shqetësim për krizën humanitare në Ukrainë, por nuk ka ushtruar publikisht presion mbi Rusinë për të ndaluar luftën dhe ka premtuar se nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin tregtar që zhvillon me Rusinë, pavarësisht sanksioneve perëndimore.

Ministri i Jashtëm kinez është shprehur se Pekini po bën përpjekje për të lehtësuar një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Pohimi i SHBA-së se Rusia i është drejtuar Kinës për ndihmë ushtarake, ka ngritur në Europë dyshime për rolin e Pekinit në krizën e Ukrainës. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së pritet ta diskutojnë këtë pretendim gjatë një takimi të Këshillit javën e ardhshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.