Facebook miraton hartën dixhitale ku lejohet Vdekja

Postuar në 11 Mars, 2022 12:03

Lufta në Ukrainë ka provokuar masa absurde dhe që priren të provokojnë ndarje afatgjata në një botë që presupozohej se ishte e ndërlidhur. Së fundmi, Meta, konglomerati që drejton Facebook dhe Instagram, ka lejuar thirrjet për dhunë dhe vdekjen e ushtarëve rusë të inkuadruar në njësitë që luftojnë në Ukrainë, duke provuar kështu se deri ku mund të shkojë radikalizimi i atij që pretendon se është sistemi i demokracive liberale.

Kompania po lejon përkohësisht disa pastime që bëjnë thirrje për vdekjen e presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko

shkruan “The Guardian” që referon e-mail të brendshme të moderatorëve të rrjetit.

Vetë “Meta” ka pranuar ndryshimin e rregullave duke lejuar qarkullim të tillë të postimeve në fjalë edhe në Armeni, Azerbajxhan, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Rumani, Rusia, Sllovaki dhe në Ukrainë. Lidhur me këtë vendim ambasada ruse në SHBA ka reaguar duke e cilësuar politikën e Facebook si kriminale.

Ne i kërkojmë autoriteteve amerikane të ndalin aktivitetet ekstremiste të “Meta” dhe të marrin masa për procedimin e tyre nga drejtësia. Përdoruesit e Facebook dhe Instagram nuk u kanë dhënë poseduesve të platformave të internetit të drejtën për të përcaktuar kriteret e të vërtetës dhe të ndërsejnë kombet kundër njëri-tjetrit

shprehet ambasada.

Është padyshim rast i paprecedent, shprehje edhe e politikave të Facebook për të korrigjuar pozicionin e vet në SHBA pas kritikave dhe akuzave për moderimin e përmbajtjes, si dhe shprehje e një establishmenti në fuqi për të kontrolluar një dinamikë globale tashmë të vënë në proces të pakthyeshëm.

Vendet ku është lejuar përdorimi i shprehjeve të tilla përkon në fakt me atë që është zonë ndikimi, apo interesi e Rusisë, me të cilën ajo ka luftuar apo është mbrojtur në shekullin e fundit. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov foli madje dje në Turqi për një përpjekje për ta nxjerrë Rusinë nga harta e botës, përmes ngërthimit të saj në një konflikt shterues, përherë në përpjekjen e qartë strategjike të vënies në kontroll të burimeve të energjisë që është stresi kryesor i këtyre dekadave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.