OKB: Të paktën 240 civilë të vrarë në Ukrainë

Postuar në 27 Shkurt, 2022 10:07

Të paktën 64 civilë janë vrarë dhe më shumë se 160 000 janë zhvendosur pasi trupat ruse hynë në Ukrainë këtë javë, bën të ditur OKB-ja.

“Nga ora 17:00. më 26 shkurt, (Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut) OHCHR raporton të paktën 240 viktima mes civilëve”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Megjithatë, OKB shton se gjasat janë që shifrat aktuale të jenë "konsiderueshëm më të larta".

Ndërkohë, në vend janë me mijëra njerëz pa energji elektrike dhe ujë. Qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e goditura nga bombardimet kanë shkëputur lidhjen e komuniteteve të caktuara me tregjet.

Nga të larguarit, sipas OKB-së, 160 000 janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 116 000 janë detyruar të iknin në vendet fqinje.

"Agjencitë e OKB-së dhe partnerët humanitarë janë detyruar të pezullojnë operacionet për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë", bëri të ditur OCHA, të cilës i referohet Reuters. “OKB-ja dhe partnerët e saj ruajnë praninë e tyre në të gjithë vendin dhe mbeten të përkushtuara për të qëndruar në terren dhe duke iu përgjigjur nevojave në rritje humanitare dhe rreziqeve të mbrojtjes sapo situata ta lejojë.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.