shifrat

NATO raporton për herë të parë shifra mbi humbjet e Rusisë në Ukrainë

Postuar në 24 Mars, 2022 07:29

Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, NATO ka raportuar shifrën e humbjeve në radhët e ushtrisë ruse. Sipas përllogaritjeve, 7 000 deri në 15 000 ushtarë rusë janë vrarë në katër javë të luftës në Ukrainë, ku rezistenca e ashpër e vendasve i ka bërë të pamundur Moskës fitoren e rrufeshme që ajo kërkonte.

Për krahasim, Rusia humbi rreth 15 000 trupa gjatë 10 viteve në Afganistan.

OKB: Të paktën 240 civilë të vrarë në Ukrainë

Postuar në 27 Shkurt, 2022 10:07

Të paktën 64 civilë janë vrarë dhe më shumë se 160 000 janë zhvendosur pasi trupat ruse hynë në Ukrainë këtë javë, bën të ditur OKB-ja.

“Nga ora 17:00. më 26 shkurt, (Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut) OHCHR raporton të paktën 240 viktima mes civilëve”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Megjithatë, OKB shton se gjasat janë që shifrat aktuale të jenë "konsiderueshëm më të larta".

Rasti i Indisë, një hipotezë për imunitetin e tufës  

Postuar në 31 Janar, 2021 11:11

India po tregon se mund të arrihet imuniteti i tufës kundër CoVid-19, edhe para se të shkohet te vaksinimi masiv. Javët e fundit, numri i të infektuarve dhe të vdekurve në vend ka rënë, në disa qytete të mëdha, por edhe në fshatra të caktuara. Në Indi kulmi maksimal i infeksionit u arrit më 16 shtator, me 97 895 raste në 24 orë; dje (30 janar 2021), rastet e reja ishin 10 974 me 86 vdekje, në vendin me popullsi 1 miliard e 340 milionë banorë.

ShBA: Kina ka gënjyer për shifrat e të prekurve nga CoVid-19 dhe numrin e vdekjeve

Postuar në 02 Prill, 2020 03:25

Kina ka fshehur shkallë e përhapjes së infeksionit të koronavirusit dhe numrin e saktë të vdekjeve për shkak të tij. Bloomberg shkruan se shërbimet inteligjente amerikane kanë dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë një raport sipas të cilit, Pekini zyrtar ka mbajtur informacionin të fshehtë lidhur me statistikat e fatalitetit të CoVid-19 në provincën Hubei. 

Mbrojtja Civile e Italisë: Numri i raportuar për çdo vend në varësi të klasifikimit të shkakut të vdekjes

Postuar në 20 Mars, 2020 19:15

Mbrojtja Civile e Italisë ka dhënë një sqarim për situatën më të fundit të pandemisë. Duhet thënë se përqindja e njerëzve të vdekur pa patologji është shumë e vogël. Të pyetur se përse një vend  si Gjermania, një vend me moshim thuajse sa Italia, ka kaq pak të vdekur, përfaqësuesit në fjalë kanë deklaruar se çështja këtu është te klasifikimi i shkakut të vdekjes(minuta 20). 

Pala italiane ka shtuar se në fund të krizës do të bëhet një analizë për të parë sesa me të vërtetë ky virus ka shkaktuar vdekjen. Më poshtë video e plotë e konferencës: 

Qeveria kapet me shifra të rreme

Postuar në 16 Tetor, 2018 17:05

Në komisionet e Kuvendit u diskutua buxheti faktik i 2017. Shifrat nuk përbëjnë ndonjë interes në vetvete, pasi raportimi është kthyer në procedurë rutinë aq më tepër që qasja ndaj statistikave nuk reflekton ndonjë transparencë në nivel politikash të qeverisë.

Treguesit që sipas PD jemi në krizë

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:32

Kryetari Partisë Demokratike ka publikuar shifra që që sipas tij tregojnë krizën e ekonomisë. Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6 mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar - qershor 2015. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.

Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve

Postuar në 12 Shtator, 2015 10:37

Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas.

Subscribe to RSS - shifrat