Agjencia ruse Tass: Zelenskiy ka pranuar propozimin për negociata. Kievi ka zgjedhur Varshavën si vendtakimi

Postuar në 26 Shkurt, 2022 13:30

Agjencia shtetërore e lajmevbe në Rus, Tass, njofton se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka rënë dakord për nisjen e negociatave me palën ruse. Sipas zëdhënësit të shtypit, Sergey Nikiforov:

Ukraina ka pranur propozimin e presidentit rus

Sipas tij janë duke u zhvilluar konsultime për vendin dhe kohën e negociatave. Nga ana e vet, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov ka bërë të ditur se Putin është gati të dërgojë një delegacion në Minsk, ndërkohë që pala ukrainase ka sugjeruar Varshavën. Agjencia shton se operacioni i nisur ka si objektiv zyrtar vetëm neutralizimin e infrastrukturës ushtarake ukrainase dhe nuk synon asnjë prej qyteteve të këtij shteti.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.