Një kthesë në bisedimet e paqes Qipro-Turqi

Postuar në 16 Shkurt, 2022 10:14

Qiproja synon të rinisë bisedimet e paqes me palën turke. Në një intervistë për greken “Kathimerini”, ministri i ri i Jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides, thotë se Nikozia do të paraqesë një sërë masash ambicioze për ndërtimin e besimit, ndërsa qeveria ka rishikuar politikën e saj të sanksioneve, e cila kishte ka qenë gurthemeli i qasjes së tij.

Kasoulides është optimist për arritjen e një marrëveshjeje, pasi sipas tij, sheh gatishmëri për të ndihmuar në këtë drejtim edhe nga ana e Shteteve të Bashkuara, edhe nga Bashkimi Evropian.

Kasoulides shton se shpëtimi i Famagustës është një çështje e prioritetit më të lartë, edhe nëse kjo vjen me një çmim të konsiderueshëm për t’u paguar.

Shumë analistë sugjerojnë se rikthimi juaj në politikë sinjalizon një kthim në realpolitikë në Nikozia. A jeni dakord?

Unë kam thënë që politika jonë e jashtme nuk po ndryshon që nga dita e parë.

A ka pasur një marrëveshje të heshtur me Presidentin Nicos Anastasiades për të rifilluar bisedimet e paqes me Turqinë?

Nuk është një marrëveshje e heshtur. Para se të pranoja [postin e ministrit të Jashtëm] doja ta diskutoja këtë çështje me të dhe e bëmë. Është presidenti ai që përcakton drejtimin [politikën].

Ka një mori çështjesh të pazgjidhura, njëra prej të cilave është çështja e sanksioneve. A besoni se kjo politikë duhet rishikuar, në dritën e dështimit të saj?

Ne kemi rishikuar tashmë politikën e sanksioneve. Kërkesa e Qipros për sanksione nuk do të tërhiqet, por diskutimi në nivel politik, në nivel të Këshillit të Punëve të Jashtme është ezauruar pasi disa shtete anëtare nuk duan të vendosin sanksione ndaj Turqisë. Ata argumentojnë se janë kundërproduktive, nuk do ta bëjnë Turqinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Varoshës dhe se ajo që nevojitet janë masat e ndërtimit të besimit. Pra, ata do të shikojnë politikën tonë. Në vend të sanksioneve, ne do të paraqesim masat e ndërtimit të besimit, CBM.

CBM-të janë refuzuar në të kaluarën.

Kjo është e drejtë. Por nëse shikoni me vëmendje bisedën që po zhvillohet në komunitetin turko-qipriot, do të shihni se nuk është e lehtë për ta të refuzojnë një propozim pa kontroll, pa e studiuar më parë. Sidomos kur rrëfimi i tyre kryesor është ankesa para botës për “izolimin” e tyre dhe embargon ndaj tyre, siç e shohin ata. Heqja e këtyre dy faktorëve dhe transferimi i aeroportit Tymbou në juridiksionin e Kombeve të Bashkuara, do të funksionojë në dobi të përparimit dhe prosperitetit të turqve qipriotë.

A ka një plan specifik për aeroportin?

Sigurisht, por ajo për të cilën do të flasim fillimisht është nëse ata janë gati të flasin. Gjëja kryesore që kërkojmë në këmbim të një hapi kaq të madh është që pjesa e rrethuar e Varoshës t'i dorëzohet Kombeve të Bashkuara, sipas rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit, në mënyrë që t'u dorëzohet më pas banorëve legjitimë të zonës.

A përfshin këtu edhe portin e Famagustës?

Paketa e propozimeve të Anastasiades përfshin portin e Famagustës, autoriteti doganor i të cilit do të vihet nën mbikëqyrjen e BE-së për të kontrolluar hyrjen e mallrave në tregun e përbashkët. Që këto dy gjëra të ndodhin, Turqia do të duhet të zbatojë plotësisht Protokollin shtesë të Ankarasë dhe, për rrjedhojë, të hapë portet dhe aeroportet për anijet me flamur të Qipros.

Cila ka qenë përgjigja nga Uashingtoni dhe Brukseli? A do të ndihmojnë ata?

Propozimi për masat e ndërtimit të besimit pati një reagim pozitiv nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe aq më tepër nga nënsekretarja e shtetit për çështjet politike Victoria Nuland, e cila tregoi gatishmërinë e saj për të ndihmuar. Për sa i përket Brukselit, unë i paraqita idetë e presidentit në drekën e ambasadorëve nën presidencën franceze dhe reagimet ishin shumë pozitive. Mendoj se Berlini, Parisi dhe kryeqytetet e tjera që mund të kenë njëfarë ndikimi do të jenë të gatshëm të ndihmojnë.

Duke pasur parasysh sa ambicioze janë këto CBM, cilat janë pritshmëritë reale? Se ata do të përmirësojnë pozicionin e Qipros përballë komunitetit ndërkombëtar?

Presidenti i shkroi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në dhjetor duke i propozuar këto CBM dhe që atëherë shërbimet tona diplomatike janë angazhuar në një fushatë të madhe për të promovuar idenë tek të gjitha qeveritë e huaja në çdo forum ndërkombëtar.

Comments

Submitted by Ergys (not verified) on

Fjala "Kthese" duket teper e madhe ne rastin konkret. Nderrimi i nje ministri, cilido qofte, nuk ka pse te kete te beje me nderrimin e politikave te jashtme te nje vendi. Kthese mund te ishte bie fjala nese Qipro Turke do ti kthehej idese se shtetit federativ apo nese pala greke do ta shikonte palen turke si e barabarte me veten. Te dyja keto kane pak gjasa te ndodhin. Qipro turke mbron idene e dy shteteve. Pala greke mbron idene e nje shteti ku turqit te jene jo me te drejta te barabarta.
Pas 50 vjet diskutimesh, gjerat jane po ne te njejtin stad.
Propozimi i ri grek, nisur nga hapat e turkoqiprioteve ne Varosha, eshte qe pala turke te heqe dore nga Varosha, e cila te kaloje ne administrimin e UN e me pas ne ate grek. Dhe ne kembim te hapet aeroporti Ercan por jo nen administrimin vendas por administrim te UN. Bashke me kete Turqia duhet te hape aeroportet e portet e saja per Qipron Greke.
Ka shume pak gjasa te ndodhe kjo.
Qipro Turke, eshte e vendosur te hape Varoshen per administrim dhe pronaret grekoqipriote mund te marrin aty pronat e tyre pasi te vertetojne pronesine. Rruga e ndjekur nuk ka pengesa ligjore dhe asnje organizem nderkombetar nuk e ka kundershtuar. Zyrtaret grekoqipriote u bejne thirrje qyterareve te tyre te mos ndermarrin hapa ne kete drejtim.
Por sigurisht nuk do te kalojne 50 vjet te tjera pa asnje veprim, pasi eshte brezi i trete i pronareve greke qe nuk po perfitojne asgje ne saje te politikave maksimaliste te ndjekura nga pala greke.
Nje zyrtar i larte turk jo me larg se para nje viti tha se Turqia nuk do te lejoje qe me Qipron te ndodhe ajo qe ndodhi me Kreten.

Submitted by Aqif (not verified) on

Shume e sakte ajo qe shpjegoi me larte Ergys. Plus Presidenti Ersin Tartar, Jo me shum se 5 dite me pare e hodhi poshte kete ide.
Pasi sipas tij, turqit qipriot do te trajtoheshin si klass e dyte dhe kontrolli I aeroportit te Farmagustes do te behej nga ekipi I vendosur ne Nikosia. Qe I bie qe turqit do te diktohen nga greket.
Cka nuk ka te ngjare te ndodh.

Submitted by Callma callma callma (not verified) on

Mbas gati 30 vitesh bursa studimi, investime, xhami feto dhe pa feto, Turqia shikon frutet e punes dhe konstaton se ne Shqiperi ka me shume filo turq se dhe ne Turqi. Nuk do lejojme ca ndodhi me Kreten citon njeri. O zot ca ndodhi ne Krete qe ishte kaq skandaloze? Clirimi i Kretes nga nje rrac pushtuese qe as vete se di nga erdhi?

Pastaj cne ky keqemertim “qipriote turk”. Nuk ekzistojne qipriote turq. Ka qipriote dhe ka turq qe pushtuan qipron, kolonizuan qipron dhe tani thone duam gjithe Mesdheun.

Submitted by Ergys (not verified) on

I dashur komentues.
Eshte e vertete qe cdo portal ka nevoje per komente, per lexues e per klikime.
Por, mendoj une se duhet mbajtur nje fale niveli, nuk e kam fjalen per etike, se kjo nuk mungon ne komentin tend. Duke qene se ky portal dallon kryekeput nga portalet (nuk kam qejf te perdor emra) ku njerezit futen e komentojne njesoj sic benin chat ne 2000, edhe ne qe shkruajme na takon ta mbeshtetim kete nivel.
Termat me te cilat flisja une ne komentin tim, nuk ndryshojne aspak nga Kathimerini psh, nese te intereson ta dish kjo.
I takon te themi, mos u paraqit me katolik se Papa

Submitted by Callma callma callma (not verified) on

Ergys - Nuk ju njoh po ju kerkoj ndjese nqs pergjigja ime ishte e paedukate ose tingelloi ashtu. Nuk deshiroja te percillja ate mesazh!

Ju falenderoj me sinqeritet qe dhe ju repliken e bete me nje edukate shembullore. 99% e asaj qe lexojme ne internet eshte per tu derguar te inceneratoret po ja qe ka dhe njerez normale.

Tani te kthehemi te tema. Republika moderne turke me erdoganin ka plane qe shkojne me tej se Qipro. Ka ambicie perandorake. Pak rendesi ka cfare kerkon nje minishtet me 600 mije banore si Qipro. Turqit nuk do degjojne Qipriotet dhe do bejne ate qe duan. Ne jemi njerez larg konfliktit po e kam te veshtire te kem simpati per pozicionet turke ne Egje po dhe ne Kaukaz ose dhe Siri psh. Gjate luftes se I boterore e zgjidhen problemin Armen si deshen. Grekerve te anadollit dhe atij komunitetit kristian sirian i dhane drurin. Tani kane ngelur Kurdet ne liste dhe ata vete muslimane prape jane ne listen e zeze. Dhe fjalen “maksimaliste” nuk e lexoj shpesh te Kathimerini po kur flet ministri i jashtem turk ose zedhendesi i erdoganit. Po si mund te jete maksimaliste kerkesa qe pushtimi ishullit duhet te mar fund po nuk eshte maksimaliste psh pozicioni turk qe Libia dhe Turqia kane kufinj detare dhe hajde te ndajme ate kufi bashke. Shikon harten dhe thua sa qesharake eshte kjo. Morali eshte qe ligjin e ben me i forti dhe ne rajon turqit jane me te fortet momentalisht.

Ja kalofsh mire!

Submitted by Ergys (not verified) on

I inderuar
Te falenderoj per sensin "open minded" te diskutimit. Padyshim qe nuk u ofendova per asgje pasi nuk kishte ofeze ne cfare shkruaje.

Pe mendimin tim, dhe duke u bazuar gjithmone tek intervista e ministrit me lart (per aq sa eshte botuar ketu te pakten) do te deshiroja te mos gjykojme sjelljet e nje shteti tjeter (qe as ministri nuk e permend). Turqise ne rastin tone.
E gjithe intervista nuk permend as Libi, aq Siri, as Kaukaz. Thjeshte ministri i ri qipriot flet se cfare ka ndermend te synoje ne periudhen e vet ministrore.
Pasi, po te shperndahemi aq shume, duke vleresuar simpatine apo antipatine per Turqine, ne lidhje me qendrime e politika te saj te jashtme ne lidhje me vende qe per ne si shqiptare, jane vetem nje pike ne harte, nuk e di se cfare mund te themi per vende te tjera. Dhe ketu mund te perfshij si Greqine qe para pak vitesh nuk u jepnin rroge shqiptareve qe vilnin ullinj pa ndyshuar emrin, por edhe SHBA bie fjala ne lidhje me, le te themi Afganistan apo Nikaragua, apo Francen me Malin a Alqerine ku akoma vdesin njerez nga rrezatimet franceze.

Persa me lart,eshte fakt, qe mosrakordimi 50 vjecar ne Qipro eshte pasoje e qendrimit te paleve qe nuk e shikojne njesoj njeratjetren. Njera pale kerkon barazi, pala tjeter nuk eshte e gatshme te krijoje barazi.
Per Varoshen, ka nje komision, te njohur nderkombetarisht, qe mund te vleresoje pretendimet e kujdo qe ka dokumente.
Dhe nese flasim per dokumente, cfare dokumentesh mendon se jane? Mos te duket se i kane te shkruara ne pllaka guri? Dokumentet e sulltanatit jane, cmund te jene tjeter.
Si perfundim, e gjitha ishte per te thene se ministri i jashtem, z. Kasoulides nuk me duket se ofroi ndonje risi qe mund te behet teme diskutimi ne nje tavoline te ardhshme dypaleshe. Ai thjesht ka nje mendim te vetin dhe thote "pse te mos e pranoje edhe pala tjeter"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.