Mitsotakis: Greqia nuk ka ndryshuar pozicion për Kosovën, por mbështesim dialogun

Postuar në 16 Shkurt, 2022 23:06

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar nga Beogradi se pozicioni i Athinës zyrtare për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. 

Dua të bëj të qartë se qëndrimi i vendit tim mbetet i pandryshuar, por ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak

tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

Ai ka shtuar se Greqia mbështet një “marrëveshje ligjërisht detyruese” në funksion të një klime më të mirë bashkëpunimi në Ballkan. 

Greqia është një ndër vendet e BE-së që nuk e njeh Kosovën por ka hapur një zyrë përfaqësimi në Prishtinë. Zyrtarë të caktuar grekë kanë cekur çështjen e njohjes, por problemi i Qipros, lidhjet me Serbinë dhe fakti se njohja do të legalizonte një faktorizim politik të shqiptarëve që ka edhe ai peshën e vet gjeopolitike, kanë bllokuar ecjen para nga Athina. Greqia po ashtu ka një problem deri diku delikat edhe me Shqipërinë, ndërkohë që zgjidhja përmes ndërmjetësimit të BE-së e bën më të tretshme ecjen drejt finalizmit të pranimit të asaj që është realitet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.