“E ndaluam Huawei-n se na tha Amerika”

Postuar në 17 Janar, 2022 20:46

Deklarata e një ish-ministri britanik për ndalimin e teknologjisë 5G në vend flet shumë për ndikimin e SHBA-ve në vendime që lidhen direkt me gjeopolitikën. Në korrik të vitit 2020, qeveria britanike njoftoi ndalimin e produkteve Huawei në rrjetet 5G deri në fund të vitit 2027. Në atë kohë, qeveria e Boris Johnson e motivoi këtë vendim me shqetësimin se gjiganti kinez i teknologjisë mund të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Sot, Vince Cable, ministër i Biznesit dhe Industrisë për pesë vjet në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga David Cameron, tha se vendimi kundër gjigantit kinez të teknologjisë u mor "sepse amerikanët na thanë se duhet ta bënim”.

Britania e mori këtë vendim vetëm disa muaj pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Huaëei me arsyetimin se po vepronte në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA ose interesat e politikës së jashtme. SHBA i ndaloi Huawei-t blerjen e komponentëve të rëndësishëm si mikroçipet dhe e detyroi të krijojë sistemin e vet operativ.

Cable, i cili njihet për qasjet e tij dashamirëse ndaj Kinës, shtoi se gjatë mandatit të tij si ministër, shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë dhanë garanci të përsëritura se nuk kishte asnjë rrezik nga përdorimi i shërbimeve të Huawei.

Nëse Britania do të kishte vazhduar me 5G, ne tani do të ishim në krye të vendeve që përdorin teknologjitë më të avancuara. Dhe sot nuk jemi”, tha Cable.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.