Qeveria kanadeze tërhiqet nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kamionistëve

Postuar në 13 Janar, 2022 10:27

Qeveria kanadeze u tërhoq nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të shoferëve të kamionëve që kalojnë nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kësaj kategorie ishte parashikuar të hynte në fuqi të shtunën. Por partia kryesore e opozitës dhe lobi i kamionëve e kundërshtuan këtë vendim, me argumentin se mund të rezultojë në mungesë shoferësh, të prishë tregtinë dhe të rrisë inflacionin.

Një burim i qeverisë kanadeze i tha agjencisë Reuters tha se vendimi u mor për të siguruar funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit.

Me më shumë se dy të tretat e 650 miliardë dollarëve kanadezë (511 miliardë dollarë) vlerë në mallra të tregtuara çdo vit midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara dhe që tranpostohen në rrugë tokësore, industria e kamionëve është kyç.

Aleanca Kanadeze e Kamionëve (CTA) kishte vlerësuar se detyrimi për të bërë vaksinën do të bënte që rreth 16 000 shoferë ndërkufitarë - 10% e tyre - të mos kryenin udhëtime.

Detyrimi për t’u vaksinuar ishte masa e parë që nga fillimi i pandemisë që mund të kufizonte trafikun ndërkufitar të kamionëve. Ky lloj transporti nuk u ndal as gjatë muajve të karantinës, sepse ai konsiderohet thelbësor për të mbajtur funksionalë zinxhirët e furnizimit.

Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit e çuan inflacionin total të Kanadasë në nivelin më të lartë të 18 viteve në nëntor dhe Banka e Kanadasë ka sinjalizuar se mund të rrisë normat e interesit që në prill.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.