kanadaja

Plani izraelit: Kanadaja, destinacion i mundshëm për palestinezët e Gazës

Postuar në 08 Nëntor, 2023 15:26

Ministria izraelite e Inteligjencës ka hedhur idenë e zhvendosjes së refugjatëve palestinezë jashtë vendit. Rreth 1.4 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza, ndërsa të tjera largohen çdo ditë. Ndërsa shumica e tyre i janë drejtuar kufijve me Egjiptin në jug, pasi Forca Mbrojtëse e Izraelit po godet në veri, aty ku janë përqendruar forcat e Hamasit, vendi se ku do të zhvendosen 2 milionë palestinezët e Gazës u kthye në shqetësim për Perëndimin.

Stoltenberg: Prania e SHBA dhe Kanadasë në Europë, shumë e rëndësishme

Postuar në 29 Tetor, 2022 15:54

Ndërkohë që Franca po luan me vizionin e autonomisë straegjike të Europës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se prania e SHBA dhe e Kandasë në kontinent, është domethënës pë lidhjen atlantike.

Kanadaja vetofrohet si opsion për zgjidhjen e krizës së naftës dhe gazit

Postuar në 27 Mars, 2022 13:57

Kanadaja premton se do të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.

Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur si rezultat i kufizimit të furnizimeve ruse, pasi Perëndimi nisi një valë sanksione në kundërpërgjigje të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson, thotë se Kanadaja është e përkushtuar "të ndihmojë sa më shumë që të mundet në drejtim të zëvendësimit të naftës dhe gazit rus".

"Djali i mirë" i Kanadasë aktivizon Aktin e Emergjencës për të shtypur protestat

Postuar në 22 Shkurt, 2022 09:40

Kryeministri kanadez aktivizoi Aktin e Emergjencës, me të cilin synon t’u kundërpërgjigjet protestuesve të vetëquajtur Karvani i Lirisë. Kryeministri Justin Trudeau e çoi propozimin për aktivizimin e këtij ligji në Dhomën e Përfaqësuesve, ku mori mbështetjen e Partisë Liberale, NDP dhe aleatëve të tjerë, ndërsa u kundërshtua nga Partia Konservatore e Kanadasë (CPC) dhe Blloku separatist Quebecois (BQ).

Qeveria kanadeze tërhiqet nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kamionistëve

Postuar në 13 Janar, 2022 10:27

Qeveria kanadeze u tërhoq nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të shoferëve të kamionëve që kalojnë nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kësaj kategorie ishte parashikuar të hynte në fuqi të shtunën. Por partia kryesore e opozitës dhe lobi i kamionëve e kundërshtuan këtë vendim, me argumentin se mund të rezultojë në mungesë shoferësh, të prishë tregtinë dhe të rrisë inflacionin.

Kanadaja u jep liberalëve një mandat të tretë

Postuar në 21 Shtator, 2021 10:16

Kanadezët i dhanë kryeministrit Justin Trudeau një mandat të tretë qeverisës, pavarësisht se nuk ka maxhorancën absolute. Partia Liberale e Trudeau u rendit e para në 156 zona elektorale në shkallë vendi, duke përfshirë 111 në Ontario dhe Quebec.

 Udhëheqësja konservatore Erin O'Toole, partia e së cilës u rendit e dyta, pranoi humbjen pasi rezultatet dolën në orët e vona të natës. Konservatorët udhëhoqën në 121 zona elektorale.

Dhoma e Përfaqësuesve ka 338 vende dhe një partie i duhet të fitojë 170 për të mbajtur shumicën.

Ndryshon para kohe Modeli Magnetik Botëror. Poli i Veriut zhvendoset në Siberi

Postuar në 11 Janar, 2019 14:59

Revista e njohur “Nature” raporton për një vëzhgim të ri që ka të bëjë me fushën magnetike të Tokës. Sipas revistës në fjalë, ndryshimi që po ndodh është shumë i shpejtë dhe po çon në rrëshqitjen e Polit të Veriut nga Kanadaja drejt Siberisë, kjo për shkak të lëvizjeve “kaotike” të hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e tokës.

Gardh kufitar edhe me Kanadanë?

Postuar në 03 Janar, 2017 15:23

Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.

Subscribe to RSS - kanadaja