Tallje e madhe. Bashkëshorti i zonjës Zhupa del me aksione në një prej kullave pas Sahatit të Tiranës

Postuar në 12 Janar, 2022 01:29

Më 18 shkurt 2020 zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagonte kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për kullat e shumta në Tiranë.

Mashtruesi serial Veliaj gënjeu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike! Veliaj që premtoi publikisht që nuk do jepte leje ndërtimi, ka dhënë mbi 780 në 4 vite. E vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike! Ku vetëm në zonat pranë qendrës së Tiranës janë miratuar mbi 18 kulla me lartësi deri në 100 metra dhe volum sip. rreth 750.000 m2 ndërtim. Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite

citohet znj. Zhupa atë kohë.

Mirëpo sot, në kuadë rtë luftës shfarrosëse brenda PD-së, zonjës Zhupa i kanë nxjerrë qitapet prej nga ku pretentohet të paktën se bashkëshorti i saj është aksioner në një prej kullave për të cilat po sipas burimit mediatik syri.net që ka publikuar ato, zonja ka folur dy herë kundër. Fjala është për një nga kullat pas Sahatit të Tiranës, për të cilat është folur shumë, por asgjë nuk është bërë. Dhe për të cilat bashkëshorti i saj është përfolur edhe më herët. 

Në dokumentet e medias në fjalë rezulton se bashkëshorti i zonjës  ka pjesë në truallin ku ngrihet kulla, çka e bën atë përfitues të ligshëm, mes disa të tjerëve ku figurojnë familje si Kaceli, Libohova e kështu me radhë. Kulla në vetvete polemizon me teatrin politik të zonjës, ndonëse përfituesit aty janë tiranas dhe përderisa ata nuk qahen për të ashtuquajturat pasuri apo trashëgimi, as ne të tjerët nuk kemi pse të ndihemi.

Problemi këtu është etik dhe politik pasi e nxjher kreun e PD-së, Lulzim Basha pak sit ë pacipë, kur teksa flet për oligarkë, ka në krah një bashkëpunëotre që i duhet të ulë zërin pse përfiton vetë. Problemi është edhe i rendit programor, përderisa PD-ja nuk ka një projekt zhvillimi edhe për kryeqytetin që do t’i jepte fund këtyre lloj spekullimeve dhe pozicioneve kontradiktore. Është rasti i dytë pas atij me fiskalizimin që zotit Basha i dalin njerëzit e vet në lista përfitimi me pushtetin. Provë kjo e mpleksjes së interesave dhe më keq, e një vizioni të vetëm që ka mbetur në këtë vend për të përshkruar apo materializuar të ashtuquajturin zhvillim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.