Testohet me sukses vaksina anti-Covid me efekt të përjetshëm

Postuar në 02 Janar, 2022 15:53

Një vaksinë kundër Covid-19 me efekt të përjetshëm ka rezultuar efektive në testet klinike të kryera në laborator. Prodhimi i saj është planifikuar për vitin 2024, tha shkencëtari japonez Michinori Kohara për Japan Times.

Studiuesi i Institutit Metropolitan të Shkencave Mjekësore të Tokios vendosi të krijojë një vaksinë pa afat, duke u bazuar në vaksinën e lisë të shekullit XVIII.

Ndryshe nga Pfizer, e cila ka në bazë ARN-në e virusit, vaksina e përjetshme bazohet në teknologjinë tradicionale, është më e fuqishmja nga të gjitha dhe ka pak efekte anësore.

Sipas studiuesit, injektimi i një doze të tillë që përmban proteinën spike të virusit SARS-CoV-2 gjeneron antitrupa efektivë për më shumë se 20 muaj dhe "nuk ka asnjë vaksinë tjetër që mund t'i arrijë këto efekte". Dy doza në distancë prej tre javësh rrisin antitrupat neutralizues dhjetëfish.

Eksperimentet me minj rezultuan të suksesshme dhe testet e radhës janë planifikuar të fillojnë në gjysmën e parë të 2023 me pjesëmarrjen e 150 deri në 200 vullnetarëve. Nëse provat, të cilat do të kryhen nga kompania farmaceutike japoneze Nobelpharma Co., rezultojnë të suksesshme, do të nisë faza përfundimtare. Prodhimi masiv është planifikuar për vitin 2024.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.