Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 09:23

Një studim i kryer në Belgjikë del në konkluzionin se Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt.

Studimi, i botuar të hënën në revistën Fertility and Sterility, mori mostra nga 120 burra në Belgjikë me  moshë mesatare 35 vjeç dhe mesatarisht 52 ditë pasi simptomat e COVID-19 ishin zhdukur.

Mostrat e spermës nga 35 burra treguan një rënie prej 60 për qind në aftësinë e spermës së tyre për të lëvizur dhe një ulje prej 37 për qind në numrin e spermatozoidëve.

Me kalimin e kohës, studiuesit vunë re përmirësimin e cilësisë së spermës. Një deri në dy muaj pas shërimit nga Covid, 37 për qind e meshkujve kishin lëvizshmëri të reduktuar të spermatozidëve dhe 29 për qind kishin numër të reduktuar të tyre.

Studimi thekson se ka "prova të forta" që COVID-19 nuk mund të transmetohet seksualisht përmes spermës pasi mashkulli është shëruar nga sëmundja.

Megjithatë, studiuesit belgë nuk kanë një përgjigje përfundimtare lidhur me ndikimin afatgjatë të Covid-19 në fertilitet.

Çiftet që duan fëmijë duhet të kenë parasysh se cilësia e spermës pas infeksionit me COVID-19 mund të jetë jo optimale”, thonë ata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.