Kosova jep me qira burgun e Gjilanit

Postuar në 21 Dhjetor, 2021 15:37

Kosova dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje për burgjet. Në bazë të saj, Danimarka do të paguajë një tarifë vjetore prej 15 milion €  për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh dhe njëkohësisht do të ndihmojë në financimin e energjisë së gjelbër në vend.

Në qelitë e marra me qira do të qëndrojnë të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së që do të dëbohen nga Danimarka pas dënimit.

Pavarësisht se do të shfrytëzohet hapësira, në qelitë në fjalë do të zbatohen ligjet daneze.

Kosova ka rreth 700-800 qeli të papërdorura.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova do të marrë një total prej 210 milionë euro gjatë 10 viteve të ardhshme duke u dhënë Danimarkës të drejtën e shfrytëzimit të burgut të Gjilanit, rreth 50 km nga Prishtina, nga viti 2023.

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, tha se me këtë marrëveshje, Danimarka lehtëson burgjet vendase dhe stafin e tyre, por njëkohësisht dërgon një sinjal të qartë për shtetasit e vendeve të treta të dënuar me dëbim: “Në Danimarkë nuk keni të ardhme”.

Marrëveshja do të duhet të ratifikohet në parlamentin e Kosovës me një shumicë prej dy të tretash.

Ideja e eksportimit të të burgosurve nuk është e re në Evropë, pasi Norvegjia dhe Belgjika kanë marrë më parë qeli burgu në Holandë.

Popullsia e burgjeve në Danimarkë është rritur vitet e fundit ndërsa numri i rojeve të burgut ka rënë.

Që nga viti 2015, numri i të burgosurve në Danimarkë është rritur nga 3,400 në 4,200, ndërsa numri i rojeve të burgut ka rënë nga 2,500 në 2,000.

Vitet e fundit, Danimarka ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit, çka është reflektuar edhe në rritjen e numrit të të burgosurve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.