Në kampin sovjetik përballë Gjermanisë naziste, historia e djalit të Mao Ce Dunit

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 16:51

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fëmijët e liderëve sovjetikë shpesh merrnin pjesë në luftime së bashku me ushtarët e zakonshëm: mes tyre ishte djali i Stalinit, i cili u kap rob nga gjermanët (dhe vdiq në robëri), komandanti i baterive të artilerisë Yakob Dzhugashvili; më pas edhe djali i Hruschev - piloti Leonid Khruschev, i cili vdiq gjatë luftimeve në 1943.

Por edhe bijtë e figurave kryesore të komunizmit nga e gjithë bota i janë bashkuar Bashkimit Sovjetik në luftën kundër Gjermanisë naziste. Në vitin 1941, jashtë Moskës, Zarko Broz, djali i udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito, humbi krahun. Edhe djali i komunistes së famshme spanjolle Dolores Ibarruri Gomez - komandanti i kompanisë së mitralozëve Ruben Ruiz Ibarruri, humbi jetën në Betejën e Stalingradit.

Një tjetër ishte Mao Anying, djali i Mao Ce Dunit, i cili luftoi jo vetëm kundër gjermanëve në Evropë, por edhe kundër japonezëve në Lindjen e Largët.

Shtëpi e re

Djali i madh i "Timonierit të Madh" të Kinës jetoi në kohë shumë të vështira për komunistët kinezë. Në fund të viteve 1920, ata po përballeshin me persekutim të vazhdueshëm nga ana e Partisë Kuomintang në pushtet.

Në vitin 1930, Yang Kaihi, nëna e Mao Anying, u ekzekutua. Djali tetë vjeçar, në mungesë të babait, u detyrua të kujdesej për veten në rrugët e Shangait. Vetëm në vitin 1936 Mao Ce Duni arriti të gjejë djalin e tij dhe ta dërgojë në BRSS.

Për shkak se Mao ishte shumë i respektuar në Bashkimin Sovjetik, ky i fundit u kujdes shumë për djalin e tij. Anying u dërgua në shtëpinë e famshme Ivanovsky International për fëmijët e komunistëve të huaj që humbën jetën në luftën kundër fashizmit.

Drejt frontit

Me fillimin e luftës kundër Gjermanisë naziste, Sergey Mayev - emri rus që mori djali i Maos – e zotëronte mirë gjuhën ruse. Ai bëri të pamundurën për të arritur në vijën e frontit dhe madje i dërgoi Jozef Stalinit një letër, duke kërkuar leje për t'u bashkuar me radhët e Ushtrisë së Kuqe në 1942.

“I dashur shoku Stalin! Unë jam një kinez i ri. Unë kam studiuar për pesë vjet në vendin tuaj. Dashuria ime për BRSS është po aq e madhe sa ajo që kam për Kinën. Nuk mund të rri dhe të shikoj fashistët gjermanë që shkelin vendin tuaj. Do të doja të hakmerresha për miliona qytetarë sovjetikë të vrarë. Jam plot vendosmëri për të shkuar dhe për të luftuar në vijën e parë. Ju lutem, ma plotësoni këtë kërkesë”, ka shkruar Anying.

Ai nuk mori kurrë përgjigje direkte, por shumë shpejt, me urdhër të "babait të kombeve", në shtëpinë e fëmijëve bëri një vizitë Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Kominternit, Dmitry Manuilsky. Ai u takua me Mao Anying dhe arriti në përfundimin e mëposhtëm: "Babai është hero dhe i biri është një djalosh trupmadh dhe i fuqishëm". Sergej Mayev më pas u dërgua për t'iu nënshtruar trajnimit në korpusin e rreshterit.

Pasi studioi për ca kohë në Akademinë Politike Ushtarake Lenin dhe Akademinë Ushtarake Frunze në Moskë, Anyingut - me lejen e babait të tij - më në fund iu plotësua dëshira në vitin 1944. Atje, në rolin e zampolit (zëvendës komandant për politikat) i një toge tankesh, ai luftoi, duke e kaluar deri në territoret e Polonisë dhe Gjermanisë. Bashkëpunëtorët e tij as nuk e dinin për origjinën e tij të vërtetë, duke besuar se kishin luftuar përkrah një Burtyat.

Anying arriti të marrë pjesë edhe në luftën kundër armikut të betuar të vendit të tij të lindjes - Japonisë. Si pjesë e Luftës Sovjeto-Japoneze, në gusht të vitit 1945, ai u vlerësua për rolin e tij gjatë një operacioni në Provincën Chahar, si dhe në Khingan të Madh, për të cilin iu dha Urdhri i Yllit të Kuq dhe Medalja "Për merita në betejë”. Stalini, nga ana e tij, i dhuroi personalisht djalit të aleatit të tij kinez një armë zjarri me një mbishkrim të personalizuar.

Mao Anying mbijetoi në luftërat kundër Gjermanisë dhe Japonisë, si dhe në Luftën Civile në Kinë, ku u kthye nga BRSS në vitin 1946. Fati, megjithatë, nuk i dha mundësinë të shijonte një jetë të qetë. Në vitin 1950, si pjesë e kontigjentit kombëtar vullnetar të Kinës, ai u dërgua në Kore, ku u vra gjatë një bombardimi ajror të SHBA-së në fillim të konfliktit.

Russia beyond Headlines /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.