OKB: Vaksinimi me detyrim është i papranueshëm

Postuar në 08 Dhjetor, 2021 18:39

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut del kundër vaksinimit me detyrim. Duke folur në një seminar të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Michelle Bachelet paralajmëroi se të drejtat e njeriut duhen marrë parasysh përpara se vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

Çdo "detyrim për vaksinim duhet të jetë në përputhje me parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit", tha ajo.

Bachelet thotë se "vaksinimi i detyruar duhet të përdoret vetëm kur është e nevojshme për arritjen e qëllimeve bindëse të shëndetit publik".

Dhe kjo duhet të merret parasysh vetëm kur masat më pak ndërhyrëse, si mbajtja e maskave dhe distancimi social, kanë dështuar dukshëm në përmbushjen e nevojave të tilla shëndetësore.

Sipas saj, çdo regjim vaksinimi i detyrueshëm gjithashtu duhet të jetë mjaft fleksibël për të lejuar "përjashtimet e duhura, si p.sh. kur sjell efekte anësore për një individ".

Bachelet tha se mund të ishte më e përshtatshme të kufizoheshin disa të drejta dhe liri, duke përfshirë kushtëzimin e aksesit në shkolla, spitale ose hapësira të tjera publike për vaksinim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.