Politika europiane në Ballkanin Perëndimor ka nisur të veprojë si një faktor destabilizues

Postuar në 17 Nëntor, 2021 15:54

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizellos ka autorizuar së fundmi një opinion në gazetën “Kathimerini” përmes të cilit bën thirrje për zbatim sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë. Ai e cilëson këtë marrëveshje si interes të Greqisë dhe kjo duhet kuptuar prej kujtdo, pavarësisht se si ka votuar apo ka menduar në momentin e nënshkrimit të saj. Mes tyre z. Venizellos përfshin edhe veten meqenëse sipas tij, dokumenti legjitimon shtetësinë maqedonase, gjuhën dhe identitetin nacional të tyre, diçka që ndonëse qëndron poshtë një emri të rregulluar si Maqedonia e Veriut, konstituojnë premisa për ndryshime në të ardhmen. Cilat janë atëherë arsyet e thirrjes për ta zbatuar marrëveshjen?

Që nga nënshkrimi i marrëvshjes balanca ka ndryshuar në shumë mënyra themelore. Mes aspiratave të Maqedonisë së Veriut, ato që janë përmbushur tashmë janë anëtarësimi në NATO dhe pjesëmarrja në thuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në OKB të paktën. Kjo me emrin e ri. Garancitë që kërkonte Greqia kanë çuar tashmë në rishikimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me detyrimet e qarta ndërkombëtare…Sjellja positive e Greqisë, që është po ashtu një detyrim ndërkombëtar, nuk mund të kompensojë kundërshtitë e Bullgarisë apo zgjedhjen e shumë shteteve anëtare të BE-së për të mos hapur një raund të ri të zgjerimit të unionit. Për më tepër, politikat europiane në Ballkanin Perëndimor, ka nisur të veprojë si një factor destabilizues në rajon. Kushtet politike dhe sociale që çuan në krizën e tanishme në Maqedoninë e veriut – qartazi krahas arsyeve të tjera të brendshme – janë një aspekt i kësaj

shkruan Venizellos.

Ish-ministri zbardh kështu dy aspekte: së pari dobësitë e BE-së po kthehen në factor regresi në Ballkan dhe së dyti, kjo situatë rifaktorizon diplomacinë dypalëshe që aktualisht në rajon do të detyrohet të kërkojë garanci shtesë për raporte deri më tani të kontrolluara nga strukura ndërkombëtare. Ka arsye të mëdha për të përshpejtuar në këtë drejtim teksa ish-ministri vë në dukje ndër të tjera se:

shoh disa kritikë dhe kundërshtarë të Marrëveshjes së Prespës në Greqi që të gëzojnë dhe të shfaqen të gatshëm për të pranuar me çlirim dhe kënaqësi, braktisjes e marrëveshjes nga një qeveri e mundshme e re në Maqedoninë e Veriut me një orientim politik të ndryshëm nga qeveria e Zaev

Thënë kjo, duhet nënvizuar se mungesa e një aktori perëndimor serioz në rajon, vë në diskutim të gjithë rendin e brendshëm ndërkombëtar të Ballkanit, çka herët apo vonë do të rinxjerrë krye me kërkesa për rishikime kufijsh që është e vetmja diplomacy që u tingëllon logjike disave në anët tona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.