Austria: "Kamp përqendrimi" për të pavaksinuarit

Postuar në 14 Nëntor, 2021 16:53

Miliona austriakë që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën do të vendosen në karantinë. Masa e re e marrë nga qeveria hyn në fuqi nga e hëna dhe vjen pas një rritjeje të infeksioneve në nivele rekord dhe mbipopullim në njësitë e kujdesit intensiv, raporton Reuters.

Rritja e numrit të të infektuarve në Europë në atë që cilësohet vala e katërt, ka bërë që disa qeveri të marrin në konsideratë rikthimin e karantinës. Austria ka një nga nivelet më të larta të infeksionit në kontinent, me një incidencë shtatëditore prej 815 për çdo 100 000 njerëz.

Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Shumë austriakë janë skeptikë në lidhje me vaksinat, një pikëpamje kjo që mbështetet nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, e treta më e madhe në Parlament.

Karantina për të pavaksinuarit u ndalon atyre aksesin në mjediset publike, si restorantet, hotelet, teatrot etj.

Në një situatë të ngjashme, Holanda ka vendosur një bllokim të pjesshëm që vlen për të gjithë, por qeveria e Austrisë, e udhëhequr nga konservatorët, i ka përjashtuar të vaksinuarit nga karantina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.