Studimi i ri: 30% e specieve të pemëve rrezikojnë të zhduken  

Postuar në 04 Shtator, 2021 12:41

Rreth një e treta e specieve të pemëve në të gjithë botën janë në rrezik zhdukjeje. Ky është konkluzioni i një studimi pesëvjeçar mbi 60 000 specie drurësh në botë. Raporti zbulon se 30 për qind e tyre (17 500 lloje), aktualisht janë në rrezik zhdukjeje.

Studimi i kryer nga Botanic Gardens Conservation International thekson se ky numër është sa dyfishi i gjitarëve, zogjve, amfibëve dhe zvarranikëve të marrë së bashku, që janë në rrezik zhdukjeje.

Nga 17 mijë e 500 speciet e rrezikuara të drurëve, mbi 440 lloje janë në prag të zhdukjes, pasi kanë mbetur prej tyre më pak se 50 pemë. Të paktën 142 specie janë regjistruar si të zhdukura.

Sipas raportit, për të cilin kanë bashkëpunuar më shumë se 60 institucione si kopshtet botanike, institucionet pyjore dhe universitetet si dhe mbi 500 ekspertë - 58 për qind e pemëve vendase evropiane kërcënohen nga zhdukja.

Sidoqoftë, vendi me numrin më të madh të specieve të pemëve të kërcënuara është Brazili. Vendi i Amerikës Latine numëron 8 847 lloje pemësh - numri më i lartë në botë - por rreth një e pesta (1 788) janë të kërcënuara.

Indonezia dhe Malajzia janë ndër 5 vendet kryesore të biodiversitetit në botë me 5.716 dhe 5.422 lloje pemësh respektivisht. Gati 25 për qind e këtyre drurëve janë të kërcënuar.

Kërcënimi kryesor për pemët mbetet bujqësia. Prerja e drurëve për të hapur terren për kultivimin e bimëve prek 29% të specieve të pemëve. Shkaqet e tjera janë prerjet e drurëve (27 për qind), blegtoria (14 për qind), urbanizimi dhe zjarri (të dy 13 për qind). Raporti thotë se ndryshimi i klimës është një kërcënim në rritje. Ndryshimi i modeleve të temperaturës dhe motit do të thotë që shumë pemë rrezikojnë të humbasin zonat për habitatin e përshtatshëm. Të paktën 180 lloje pemësh kërcënohen drejtpërdrejt nga rritja e nivelit të detit dhe stuhitë e përmbytjet. Brejtësit dhe sëmundjet që prekin pemët ndikohen gjithashtu nga ndryshimet klimatike, të cilat ndryshojnë mundësitë e tyre të mbijetesës në mjedise të reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.