Japonia gjen zgjidhjen për ujin radioaktiv të Fukushimës

Postuar në 04 Shtator, 2021 15:57

Derdhja e ujit radioaktiv është kthyer në dhimbje koke për qeveritë japoneze vitet e fundit, sidomos pas cunamit shkatërrues të 11 marsit 2011. Për të hequr qafe ujin radioaktiv që po grumbullohet dhe kërcënon të vërshojë në termocentralin e shkatërruar Fukushima Daiichi, Tokio Electric Power Company Holdings (TEPCO) ka bërë publike planet për të shpuar një tunel nënujor që do ta lejojë atë të hedhë ujin e ndotur në një distancë të moderuar nga bregu.

Ideja është që tuneli i gjatë 0.6 milje ta çojë ujin e kontaminuar larg peshkatarëve të zonës, raporton Associated Press, me shpresën për të qetësuar një industri që ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të derdhjes së ujit në det. Përpjekja e nxjerrjes nga përdorimi të Fukushimës ka qenë e diskutueshme që në fillim, ndërsa aktivistët e mjedisit dhe vendet fqinje i kanë bërë thirrje Japonisë që të mos e hedhë ujin në oqean. Por me kalimin e kohës dhe pa gjetur opsione më të mira, duket se plani tani po ecën përpara.

Ndërhyrja është emergjente pasi rezervuarët e magazinimit të ujit në Fukushima do të arrijnë kapacitetin në fund të vitit të ardhshëm. Në atë pikë, uji radioaktiv do të fillonte të vërshonte – gjë që do të ishte një problem më i madh ekologjik sesa trajtimi dhe hollimi i ujit para se të derdhet në oqean. Largimi i këtij uji bëhet domosdoshmëri edhe për krijimin e hapësirës ​​për mjetet e nevojshme që do ta nxjerrin plotësisht nga puna uzinën.

TEPCO shpreson të fillojë shumë shpejt shpimin e një tuneli rezistent ndaj tërmeteve, në mënyrë që të fillojë në vitin 2023 lëshimin e ujit radioaktiv të trajtuar dhe të holluar. Sipas planit, kjo do të thotë që uji do të lëshohet rreth 40 metra nën sipërfaqe, ku me shpresë do të përzihet me ujërat e Paqësorit pa bërë ndonjë dëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.