Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufi me Bjellorusinë

Postuar në 03 Shtator, 2021 10:21

Polonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dy provinca pranë kufirit të saj me Bjellorusinë: Podlaskie dhe Lubelskie. Javët e fundit, vendi është përballur me një fluks emigrantësh që mbërrijnë në kufirin me Bjellorusinë, gjë për të cilën Varshava fajëson Minskun.

Si arsye për shpalljen e emergjencës, Presidenti Andrzej Duda përmendi rrezikun e mundshëm nga aktorët e huaj dhe veprimet e protestuesve në Poloni.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se gjendja e jashtëzakonshme mund të përkeqësojë situatën e tmerrshme në të cilën ndodhen emigrantët e vllokuar në kufi.

Sipas Amnesty International, 32 afganë, përfshirë katër gra, 27 burra dhe një vajzë 15-vjeçare janë përzënë nga Polonia dhe "janë mbajtur atje pa ushqim të përshtatshëm dhe ujë të pastër për më shumë se tre javë".

Ministri i Brendshëm, Mariusz Kamiński, tha se autoritetet lokale mbështetën aksionin, i cili tha se ishte "në interes të sigurisë së qytetarëve tanë, veçanërisht banorëve të qyteteve kufitare".

Vanorët e dy rajoneve ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme do të duhet të mbajnë me vete një kartë identiteti.

Polonia është një nga shumë vendet e BE-së që ka akuzuar Bjellorusinë për dërgimin e emigrantëve përtej kufirit si pjesë e një "lufte hibride" në përgjigje të sanksioneve.

BE vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë pas rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkos në vitin 2020.

Polonia ka thënë se do të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e emigrantëve edhe pse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u kërkoi vendeve të ndihmojnë emigrantët e bllokuar në kufijtë e tyre me Bjellorusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.