Ajri i ndotur shkurton 6 vite jetë

Postuar në 01 Shtator, 2021 18:43

Ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve me rreth gjashtë vjet. Një raport i ri e rendit atë mbi duhanpirjen dhe aksidentet si shkak i vdekjeve.

Studiuesit thonë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit mbetet djegia e qymyrit. Më e prekura është India, qytetarëve të së cilës u shkurtohet jeta me mesatarisht 6 vjet. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, megjithatë kinezët jetojnë 2.6 vjet më pak për shkak të ajrit të ndotur.

Djegia e karburantit fosil mbetet shkaku kryesor i krizës klimatike, e cila nga ana e saj po nxit zjarret, që gjithashtu rritin akoma më tej ndotjen.

Mbyllja për shkak të Covid-19 e uli ndotjen përkohësisht, duke zbuluar për herë të parë prej vitesh Himalajet për disa banorë të qyteteve indiane, megjithatë zjarret e mëdha në perëndim të SHBA shkaktuan ndotje serioze në anën tjetër të kontinentit në New York City.

"Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh i jashtëm për shëndetin e njerëzve në planet, dhe që nuk njihet gjerësisht, ose nuk njihet me forcën dhe vrullin që mund të pritet," thotë prof.. Michael Greenstone në Universitetin e Çikagos.

Greenstone është pjesë e ekipit që harton Indeksin e Jetës dhe Cilësisë së Ajrit (AQLI), i cili konverton nivelet e ndotjes së ajrit në ndikimin e tyre në jetëgjatësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.